Home / Sport / Diego Alvesh i thotë “po” Milanit

Diego Alvesh i thotë “po” Milanit

Nëse klubi kuqezi vendos të bëjë një ofertë në drejtim të portierit të Almerias, do të marrë menjëherë një përgjigje pozitive.

Milani prej kohësh është në kërkim të një portieri dhe braziliani ka zhvilluar një sezon të jashtëzakonshëm me fanellën e Almerias në kampionatin spanjoll. Alvesh ra në sy më tepër për mesataren e lartë të penalltive të pritura, shtatë në 13 gjithsej. Gjithashtu, bëri një ndeshje shumë të mirë përballë Realit të Madridit. 25-vjeçari ka numrin më të madh të pritjeve në këtë sezon të Primera Divizionit dhe në Brazil janë të habitur nga vendimi i Karlos Dungës për të mos e marrë në kombëtare.

Vlera në merkato e portierit mund të arrijë në rreth 10-15 milionë euro. Vetë lojtari ka deklaruar se është gati të transferohet menjëherë në “San Siro”, nëse dy klubet arrijnë marrëveshjen mes tyre. “Është e pamundur t’i thuash ‘jo’ një klubi si Milani”, është shprehur Alvesh. Tani “topi” është në fushën e italianëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *