Home / Lajme / Maqedoni / Dilemat e Kohës

Dilemat e Kohës

26 maj-
“Unë shtroj pyetje para jush poqese BDI braktis institucionet ku do shkojë, do shpall grevë urie para institucioneve, do dal në rrugë apo do shkoj te shpija? Kështu deklaroi të shtunën në Tetovë Ali Ahmeti. Është joserioze të shtrohet një dilemë e kësaj natyre. Vërtetë asgjë nuk do të ndodh.Sa për përgjigje, është lehtë. Vendi i një lideri në këso çaste dhe turbullira politike është tek populli dhe zgjedhësit e tij.

Urim Hasipi
Opinioni i brendshëm në vend kohëve të fundit është i preukopuar me atë se BDI do të braktis qeverinë apo do të vazhojë të jetë pjesë e koalicionit qeverisës.
Vetë lideri i kësaj partie Ali Ahmeti qartazi edhe një herë tregoi se nuk do të dal nga qeveria, por do të këmbëngul të realizojë të drejtat brenda saj.

Mirëpo i tërë problemi nuk është dalja nga qeveria apo mos dalja, por dilema se ku do të shkojë pas kësaj BDI.

“Unë shtroj pyetje para jush poqese BDI braktis institucionet ku do shkojë, do shpall grevë urie para institucioneve, do dal në rrugë apo do shkoj te shpija? Kështu deklaroi të shtunën në Tetovë Ali Ahmeti.

Është joserioze të shtrohet një dilemë e kësaj natyre. Vërtetë asgjë nuk do të ndodh.Sa për përgjigje, është lehtë.

Vendi i një lideri në këso çaste dhe turbullira politike është tek populli dhe zgjedhësit e tij.

Gjatë këtyre viteve sa ekziston ky shtet t`ju rikujtojmë të nderuar lexues se shqiptarët gjithnjë kanë qenë nën hije dhe të ekspozuar ndaj dhunës shtetërore, diskriminimit permanent institucional dhe këto padrejtësi nuk u përmirësuan edhe pas një lufte në vitin 2001. Nëntë vite më pas situata është e njejtë, një parti me shumicë votash parashtron kërkesa, një parti tjetër ofron marrëveshje politike, një tjetër federalizim.

Këto strategji diametralisht të kundërta që nuk përputhen njëra me tjetrën të partive politike që përfaqësojnë shqiptarët, si duket po jep frytet negative.

Në një situatë të këtillë rrugëdalja nga ky qorsokak kombëtar i shqiptarëve do të ishte padëgjeshmëria qytetare dhe braktisja e të gjithë institucioneve të shtetit nga shqiptarët, duke filluar nga deputetët e deri tek administratori i fundit dhe dalja në rrugë. Një komb i formuar politikisht dhe me elita intelektuale, ndryshe nuk do të gjente rrugë dhe metoda për të shpëtuar UNIN dhe degradimin e vet. Pse padëgjueshmëri qytetare dhe bojkot institucional.

Është më se e qartë se partitë politike maqedonase janë mësuar me kërkesat e shqiptarëve dhe çdo herë bisedojnë për të njejtat, ku disa i pranojnë e disa nuk i pranojnë duke i quajtur si kërkesa maksimaliste. Prandaj, në këtë drejtim shqiptarët e Maqedonisë janë në pozicionin e lypësit, që gjithmonë shtrin dorën dhe kërkon diçka nga tjetri.

Ky është momenti më i volitshëm që t`i thuhet ndal kësaj politike të dëshmuar antishqiptare. Mosdëgjueshmëria qytetare ndaj këtij mekanizmi shtetëror do të thotë e kundërta e tregimit për lypësin. Çfarë ligji do të sjell pa shqiptarët në palament. Çfarë vendime do të sjell në qeveri pa shqiptarët. Ligje dhe vendime degraduese. Ironike dhe qesharake.

LSDM dhe VMRO-DPMNE, që 20 vjet sjellin ligje dhe vendime antishqiptare me prezencë të partive politike shqiptare në qeveri e parlament. Pjesëmarrja e shqiptarëve në institucione është treguar shterpe dhe joefektive andaj asgjë nuk do të humbet nëse braktisen mekanizmat antishqiptare dhe shpallet padëgjueshmëria qytetare. Një pjesë e madhe e komunave me shumicë shqiptarë do të bojkotonin vendimet e pushtetit qendror, e kjo do të thoshte bojkotim edhe i pagesës së tatimeve që shkojnë në qendër.

Mospagesa e rrymës, mosapgesa e ujit, mospjesëmarrja në punë e policëve shqiptarë, ushtarëve, deputetëve, ministrave, profesorëve, dhe paralizimi I komunikacionit në tërë maqedoninë perendimore. Skena e shumëdëshiruar për të gjithë shqiptarët do të ishte.

Liderët shqiptarë bashkë me popullin të gjithë në rrugë dhe me ultimatum e jo me kërkesa dhe injorimi total i bisedimeve përmes lehtësueve ndërkombëtar sepse “boll ua kemi pa sherrin” këtyre lehtësuesve.

Nevojiten negociata TET a TET, mes shqiptarëve dhe maqedasve dhe një herë e përgjithmonë të hartohet ligj që policia speciale e Shkupit, ta ketë të ndaluar të intervenojë në venbanimet shqiptare pa marrë dritë jeshile nga Sektorët për Punë të Brendëshme në këto vise dhe pa marrë pëlqim edhe nga kryetarët e komunave, sepse deri tash përvoja ka treguar se policia e rajonit nuk ka informata për aksionet e dhunshme dhe spektakolare të njësisë speciale.

Sa do që të trubetohet dhe të kërkohet pjesëmarrja e shqiptarëve në këto njësite megjithatë problem ngelet se kreu i kundërzbulimit, kreu I MPB-së janë të një etniteti dhe urdhërat vetë i japin dhe vetë i zabtojnë. Kjo është rrugëzgjidhja si për Ali Ahmetin poashtu edhe për partitë tjera të cilët shtrojnë dilemën se çka nëse braktisen institucionet e shtetit.

Sigurisht se as kiameti nuk do të ndodh e as lufta e tretë botërore nuk do të ndodhë nëse shqiptarët shpallin padëgjueshmëri qytetare. Është koha që edhe ne të provojmë të luajmë rolin e kundërshtarëve. Le të vijnë e le të në lusin pastaj se rruga e vetme për zgjidhjen e kontesteve është rruga institucionale.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *