Home / Sport / “Doja Shnajderin, jo Kakanë”

“Doja Shnajderin, jo Kakanë”

Menjëherë pas shkarkimit nga posti i trajnerit të Realit, Manuel Pelegrini ka lëshuar “helm” në drejtim të drejtuesve të klubit “galaktik”: “Asnjëherë s’ma vunë veshin”.

“Nuk mund të flas as mirë as keq për Florentino Perezin, sepse prej gushtit nuk e kam parë më. Unë u kërkova të mbanin Robenin dhe Shnajderin, kurse ata sollën Kristiano Ronaldon dhe Kakanë. E dija që do të më shkarkonin edhe po të fitoja kampionatin, sepse nuk është çështje titujsh, por çështje e të konceptuarit të futbollit”, u shpreh tekniku kilen, duke nënvizuar se që në fillim ka pasur ide të ndryshme me presidentin.

“Nuk e di ku u prish marrëdhënia me Perezin, por ka pasur shumë mosmarrëveshje që prej momentit kur i kërkova publikisht të mbanin Robenin dhe Shnajderin. Ata i konsideroja si dy futbollistë shumë të rëndësishëm. Nuk më pyetën kurrë rreth lojtarëve për të cilët kisha nevojë, për të luajtur futbollin që unë kisha në kokë”, nënvizoi ish-trajneri “galaktik”, Manuel Pelegrini.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *