Home / Sport / EDHE PAS HEQJES SË 6-TË PIKËVE, DREJTUESIT E SHKËNDISË OPTIMISTË

EDHE PAS HEQJES SË 6-TË PIKËVE, DREJTUESIT E SHKËNDISË OPTIMISTË

“Bëhet fjalë për një trashëgimi të mëparshme, një borxh për të cilin aspak nuk jemi fajtor, por UEFA-së aspak nuk intereson kjo gjë, atyre u intereson vetëm emri i klubit. Gjashtë pikë janë shumë për Shkëndijën, ndërsa ato para patjetër duhet të paguhen, nëse jo sot, atëherë nesër. Mirëpo për fatin tonë të mirë tani edhe pozita e tretë inkuadrohet drejtëpërsëdrejti në Ligën e Parë, ndërsa ne vendin e tretë thuajse e kemi të sigurtë. Mendoj se do ta përballojmë këtë gjë disi me një dhimbje pak më të vogël…” deklaron kryetari i Shkëndijës, Nurmian Shaqiri.

Pas vendimit për heqjen e 6-të pikëve ekipit të Shkëndisë, me rekomandim të FIFA, si rezultat i mosshlyerjes së borxhit ndaj tre futbolistëve nga Senegali, drejtuesit e klubit tetovar thonë se bëhet fjalë për mosmarëveshje. Sipas tyre ata që më parë ishin të vetëdijshëm se duhet ta shlyenin këtë borxh, të cilin e kanë trashëguar nga kryesia e mëparshme e drejtuar nga Samet Rasimi, mirëpo jokoordinimi i mirë mes klubit FFM-së dhe instancave ndërkombërare solli deri te ky vendim. Për gazetën Koha, ekskluzivisht foli njeriu i parë i klubit tetovarë Nuriman Shaqiri, i cili paralajmëron se Shkëndija do të tejkalojë këtë problem dhe do të rrikthehet edhe më e fortë.
Z.Shaqiri me sugjerim të instacave ndërkombëtare, komisioni disiplinor merr vendim për heqjen e 6-të pikëve skuadrës tuaj. Mund të na sqaroni qëndrimin tuaj, dhe si erdhi deri te kjo gjë?
Nuriman Shaqiri:
Është e vërtetë se Shkëndijës i janë hequr 6-të pikë, tash nuk dua të hyj në atë se me të drejtë apo pa të drejtë. Është e vërtetë se kemi qenë edhe të paralajmëruar paraprakisht. Bëhet fjalë për një trashëgimi të mëparshme, një borxh për të cilin aspak nuk jemi fajtor, por UEFA-së aspak nuk intereson kjo gjë, atyre u intereson vetëm emri i klubit. A jemi të kënaqur apo s’jemi, është normale që jemi të pakënaqur me këtë vendim. Kjo erdhi për shkak të disa futbollistëve senegalez, që kanë qenë pjesë e Shkëndijës para disa viteve, me udhëheqësinë e mëparshme, të cilët u kanë premtuar para edhe atë me kontratë profesionale, të cilën më pas nuk e kanë përmbushur. Ata tani përmes Federatës së Futbollit të Senegalit janë ankuar në UEFA dhe prandaj tani gjendemi në këtë situatë. Gjashtë pikë janë shumë për Shkëndijën, ndërsa ato para patjetër duhet të paguhen, nëse jo sot, atëherë nesër. Mirëpo për fatin tonë të mirë tani edhe pozita e tretë inkuadrohet drejtëpërsëdrejti në Ligën e Parë, ndërsa ne vendin e tretë thuajse e kemi të sigurtë. Mendoj se do ta përballojmë këtë gjë disi me një dhimbje pak më të vogël, ndërsa e ceki edhe një herë se të të meren 6-të pikë është mëkat, pasi ne ato i kemi fituar me djersë dhe me punë të madhe, ndërsa tani na meren në tavolinë, për çka mendoj se është një gjunah i madh.
Ju ishit të paralajmëruar paraprakisht se nëse nuk paguani borxhin do të dënoheni me heqjen e pikëve. Ju e dinit se ju pret dënim dhe përse nuk e paguajtët borxhin, para se të dënoheni? Pasi përsëri detyroheni të shlyeni borxhin ndësa pikët nuk kthehen, na thuani se çka pritnit ju në këtë rast?
Nuriman Shaqiri:
Këtu ka një mosmarveshje mes UEFA-së, FFM-së dhe klubit tonë. Megjithatë jam i bindur se ajo mosmarëveshje shumë shpejtë do të zgjidhet. Ne kemi avokatë në Austri, të cilët janë duke u marrë me këtë çështje. Për momentin nuk dua të jap më shumë detaje, por do të vijë koha kur gjithçka do të bëjmë publike dhe do të sqarohet çdo gjë.
Çka mendoni të bëni pas kësaj, cilat janë planet e Shkëndijës?
Nuriman Shaqiri:
Planet e Shkëndjës dhe synimi i klubit ka qenë Liga e Parë dhe tani me ngjarjet e fundit ne aspak nuk kemi ndryshuar ambicet tona. Ne do të vazhdojmë punën tonë të mëtejshme, ta përforcojmë klubin, ta dërgojmë aty ku e ka vendin dhe ne realitet ku e meriton të jetë Shkëndija. Duam që sukeseset t’i arrijmë me meritë dhe të krijojmë ekip stabil, t’i formojmë klubit një të ardhme të sigurtë, ta vëndosim Shkëndijën në këmbë të shëndosha dhe të vazhdojmë përpara.
Pasi edhe pozita e tretë garanton inkuadrim në Ligën e Parë, dhe Shkëndija kushtimisht thënë ka të sigurtë vendin e tretë (pasi për të qenë 100% të sigurtë nevoiten dy fitore të paktën në fushë vendase kundër Novacit dhe Ohrit), Shkëndija është afër përmbushjes së ambicieve. Qëllimi i Shkëndijës ishte Liga e Parë, si e para, e dyta, e treta apo e fundit në renditje Shkëndija kërkon Ligën e Parë. Tani edhe pse të dënuar me -6 pikë, megjithatë jeni para inkuadrimit në elitë. A përgatiteni për të festuar këtë sukses apo u janë prishur planet me ngjarjet e fundit.
Nuriman Shaqiri:
Shikoni, tjetër ndjenjë është të jesh lider i renditjes. Prej javës së parë kemi qenë lider, deri sot (dje). Tani pa të drejtë të gjendesh në vendin e tretë nuk është njësoj. Jo pak, por qefin na kanë prishur shumë, por në anën tjetër mund të them se tani ndjehemi shumë më të fortë. Në qoftë se kishim planifikuar një manifestim më të rëndomtë, tani do të bëjmë një manifestim shumë më të mirë, më të fortë. Duam t’i tregojmë opinionit se jemi udhëheqësi serioze, udhëheqësi që e don Shkëndijën me mish e me shpirt dhe duam ta çojmë aty ku e ka vendin. Festa për inkuadrimin në Ligën e Parë me të vërtetë do të jetë një spektakël i jashtëzakonshëm.
Çka nënkuptoni me këtë spektakël i jashtëzakonshëm, ndoshta koncert?
Nuriman Shaqiri:
Po, do të përfshihen të gjitha dhe mendoj se do të jetë festë e madhe.
Shkëndija pos që është dënuar me heqjen e 6-të pikëve, përsëri detyrohet që deri më 1 shtator të shlyej borxhin ndaj futbolistëve senegalez, ndërsa në të kundërtën dënimi i radhës do të jetë transfermi i klubit në një rang më të ulët të garave. Shkëndija këtë sezon dominoi në Ligën e Dytë duke mbajtur pozitën e parë, mirëpo pas vendimit të fundit dhe heqjes së 6-të pikëve, Shkëndija pozicionohet e treta në renditje. Megjithatë për fat të mirë të tetovarëve edhe kjo pozitë garanton inkuadrim të drejtëpërdrejtë në Ligën e Parë, pasi nga elita e futbollit vendor largohet Pobeda e Prilepit, ndërsa balotazh do të luajë vetëm ekipi i Milanos, me skuadrën që do të rradhitet e katërta në Ligën e Dytë. Deri në mbyllje të kampionatit Shkëndija takohet me Novacin në Tetovë, udhëton në Strumicë ku do të përballet me Bellasicën, ndërasa javën e fundit në teren të vet pret Ohrin.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *