Home / Lajme / Maqedoni / Elmir Sejfullai, aktori më i mirë në festivalin e Korçës

Elmir Sejfullai, aktori më i mirë në festivalin e Korçës

25 maj-
“Kësaj radhë kënaqësia është edhe më e madhe pasi ky festival është tradicional ndërkombëtar dhe çmimi është marrë nga një juri vërtetë profesionale e përbërë prej emrave eminent të Teatrit dhe Dramaturgjisë sic është, Nina Mazur, Rada Gjuricin, Ahmet Jakupi nga Maqedonia, që për mua si aktor do të thotë shumë”, deklaroi aktori Elmir Sejfullai.

Dekorohet me çmimin aktori më i mirë Elmir Sejfullai. Çmimi i është ndarë nga juria e festivalit të monodramës “ALBAMONO” në Korçë të Shqipërisë, ku kanë garuar tetë teatro nga mbarë bota. Aktori tetovar Sejfullai, ka garuar me monodramën “O JETË”, nga autori boshnjak, Josip Pejakovic në regji të aktorit Burhan Amiti.
“Kësaj radhë kënaqësia është edhe më e madhe pasi ky festival është tradicional ndërkombëtar dhe çmimi është marrë nga një juri vërtetë profesionale e përbërë prej emrave eminent të Teatrit dhe Dramaturgjisë sic është, Nina Mazur, Rada Gjuricin, Ahmet Jakupi nga Maqedonia, që për mua si aktor do të thotë shumë”, deklaroi aktori Elmir Sejfullai.
“Shfaqja jonë “O JETË”, interpretuar nga aktori jonë për mua shumë i madh tani për tani. Elmir Sejfullai morri disa ftesa dhe shumë kontakte me producentë dhe organizator të festivaleve tjera ndërkombëtare”, tha Burhan Amiti, regjisor.
“Jam shumë i lumtur që studentët e mi dhe gjeneratat që unë i kam nxjerrë japin xixa dhe satisfaksion më i madhi imi është se njerëz apo aktorë, siç është Elmiri tregojnë suksese, dhe ky sukses padyshim është sukses shumë i madh edhe i imi”, tha Senad Abduli, aktor.
Shfaqja është realizuar nën patronazhin e teatrit të ri Te CONNECT nga Tetova, që përgatit shfaqje vetëm për gara nëpër festivale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *