Home / Lajme / Rajon / EULEX: Krimet e luftës kanë përparësi të madhe

EULEX: Krimet e luftës kanë përparësi të madhe

10 maj-
“Sipas llogaritjeve tona, 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vjet më parë”, theksoi Vekaric.

Serbia ka zbuluar një varr masiv, ku gjenden trupat e pajetë të rreth 250 shqiptarëve. Ata besohet se janë vrarë gjatë konfliktit të viteve 1998 – 1999 në Kosovë. Lajmi bëhet i ditur nga Prokuroria e Serbisë për krime lufte.

“Mund të konfirmojmë se është zbuluar një varr masiv”, deklaroi Bruno Vekaric, zëdhënësi i Prokurorisë serbe për krime lufte.

“Sipas llogaritjeve tona, 250 trupa janë gjetur në lokacionin në fjalë, që gjendet pranë një qendre tjetër, në të cilën kemi kërkuar dy vjet më parë”, theksoi Vekaric.

Ky i fundit shtoi se do të duhet pak kohë derisa të fillojë ekshumimi i trupave. “Merr disa ditë miratimi dhe përmbushja e kushteve të kërkuara për ekshumimin”, sqaroi Vekaric.

“Këto gjetje do të na ndihmojnë të marrim prova jetike lidhur me disa rate që i kemi në zyrën e prokurorit për krime lufte. Në të njëjtën kohë, kjo është shumë e rëndësishme pasi forcon besushmërinë e Serbisë ndaj vlerave demokratike”, tha Vekaric.

Varri është gjetur në rajonin jugor të Serbisë, në Rashkë, edhe me ndihmën e misionit evropian për rend e ligj në Kosovë, EULEX.

Deri tani, varri masiv më i madh në Serbi është zbuluar në vitin 2001, në rrethinat e Beogradit. Aty gjendeshin kufomat e 800 shqiptarëve të Kosovës.

Zëdhënësja e misionit evropian për sundimin e ligjit, Christina Herodes, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se për këtë mision, çështjet e krimeve të luftës kanë përparësi të madhe.

“EULEX-i, çështjeve për krime lufte u ka dhënë përparësi të madhe, në veçanti në gjetjen e mbetjeve mortore të individëve që ende figurojnë të zhdukur që nga konflikti i 1998-1999 dhe më pas”, ka thënë ajo.

“Ne kemi punuar për një kohë posaçërisht në këtë rast. Ne kemi ofruar informacione që kishin lidhje me vendndodhjen e mundshme të varrit masiv në rajonin e Rashkës”, ka thënë Herodes, duke nënvizuar se ende janë në pritje të të gjitha informacioneve në lidhje me këtë rast.

Agjencia serbe e lajmeve Beta citon sot zëvendëskryeministrin e Kosovës, Ramë Manaj, të ketë thënë se zbulimi i varrezës masive afër Rashkës dëshmon gatishmërinë e Serbisë që të zbulojë të vërtetën mbi shqiptarët e zhdukur.

“Zbulimi i varrezës masive duket se tregon gatishmërinë e Serbisë që të ndriçohet e vërteta për të zhdukurit. Çështja e të zhdukurve mund të adresohet në Serbi dhe e Vërteta rreth kësaj mund të zbulohet në saje të Serbisë, meqë forcat serbe kanë organizuar çdo gjë që ka ndodhur (transferimin e kufomave), ka thënë Manaj.

“Kjo do të thotë se është reale të pritet që e vërteta për të zhdukurit nga Kosova, të cilët janë shpërndarë kudo në Serbi, të vijë pikërisht nga Serbia”, është shprehur Manaj, nga familja e të cilit po ashtu figurojnë të zhdukur disa anëtarë.

Sipas fjalëve të tij, pala kosovare ka pasur informacion se atje janë të varrosur 250 deri 400 njerëz. “Një mihje zyrtare në atë lokacion është bërë në qershor të vitit 2007, por mihja u bë në vend të gabuar”, citon Beta Manajn.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *