Home / Sport / “Euro 2016” shkon në Francë

“Euro 2016” shkon në Francë

Franca do të jetë organizator i Kampionatit Europian në vitin 2016, pasi mundi në finale kandidaturat e Italisë dhe Turqisë.

Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Gjenevë të Zvicrës. Kandidatura transalpine u zgjodh me vetëm një votë më tepër ndaj Turqisë (7 me 6), ndërkohë që Italia u eliminua që në raundin e parë me 23 vota, kundrejt 43 të Francës dhe 38 të Turqisë.

Presidenti Nikolas Sarkozi dhe ish-kapiteni i kombëtares së “Gjelave”, Zinedin Zidan, ishin përfaqësues të kandidaturës franceze. Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Zhan-Pjer Eskalets, u shpreh tepër i emocionuar: “Është emocion i madh të mendosh që në 2016-ën Franca do të organizojë Europianin e futbollit. Dua të falenderoj Komitetin Ekzekutiv për besimin që na dha dhe siguroj që nuk do të zhgënjehen”.

Projekti francez përfshin 12 stadiume, shtatë prej të cilëve kanë nevojë për rikonstruksion. Gjithashtu, është parashikuar ndërtimi i katër stadiumeve të rinj. “Euro 2016” do të zhvillohet në 11 qytete: Bordo, Lens, Lilë, Lion, Nansi, Nisë, Marsejë, Paris (“Stade de France” dhe “Parc de Princes”), Sent-Etien, Strasburg dhe Tuluzë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *