Home / Sport / Ferguson: Veteranët të vlefshëm për Mançesterin

Ferguson: Veteranët të vlefshëm për Mançesterin

Trajneri i Mançester Junaited, Ser Aleks Ferguson e shikon pozitivisht praninë edhe për një vit tjetër në skuadër të veteranëve Rajan Gigs, Pol Skols dhe Geri Nevill.

Që të tre futbollistët në fjalë e kanë shtyrë edhe për një sezon tjetër kontratën me Mançesterin, para se të varin këpucët në gozhdë. Tekniku Ferguson mendon se ata mund të jenë një shtysë për talentet e reja të Mançester Junaited.

“Për lojtarët e rinj ata janë një dëshmi e gjallë se taktika e Junaited u lejon futbollistëve të kenë sukses. Kur të lënë futbollin e luajtur, ata do të jenë sërish me skuadrën tonë, pasi që të tre janë duke marrë diplomën e trajnerit”, deklaroi Ser Aleks Ferguson, duke besuar se Mançesteri nuk do t’i lërë këta futbollistë t’i ikin nga duart.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *