Home / Sport / Finalja Bajern-Inter, gati të shkruhet historia

Finalja Bajern-Inter, gati të shkruhet historia

Bajerni i Mynihut dhe Interi luajnë sonte finalen e Ligës së Kampionëve, para se emri i njërit prej tyre të futet në histori si fitues i tre kompeticioneve brenda një sezoni.

Bajerni dhe Interi luajnë në “Santiago Bernabeu” të Madridit finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të klubeve, pasi kanë arritur të fitojnë gjithçka në Gjermani dhe Itali, kampionatin dhe kupën.

Bajerni luan finalen e tetë të këtij kompeticioni, ku në të shkuarën është shpallur katër herë kampion i Evropës. Ndërkohë, kjo është finalja e katërt për Interin, i cili është shpallur dy herë kampion i kontinentit.

Teknikët e skuadrave, Luis van Gal dhe Zhoze Murinjo kanë karikuar ekipet e tyre për të dhënë më të mirën në këtë takim që përmbyll edhe sezonin futbollistik në Evropë. Holandezi Van Gal nuk do të ketë në dispozicion francezin Frank Riberi, i pezulluar nga kartoni i kuq i marrë në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Bajernit kundër Lionit.

Ndërkohë, Murinjo nuk do të ketë në dispozicion Tiago Motën, edhe ky i pezulluar nga kartoni i kuq i marrë në gjysmëfinalen kundër Barcelonës.

Bajern i Mynihut – Inter (20:45)

Bajern (4-4-2): But; Demikelis, Van Bujten, Badshtuber, Lahm; Van Bomel, Shvajnshtaiger, Altintop, Roben, Olic, Myler.

Inter (4-2-1-3): Hulio Sezar; Samuel, Lusio, Maikon, Zaneti; Kambiaso, Stankovic; Shnajder; Pandev, Milito, Eto.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *