Home / Sport / Forlan ‘hero’ i mbrëmjes, Atletico fitoi Europa League

Forlan ‘hero’ i mbrëmjes, Atletico fitoi Europa League

Aguero dhe Forlan kanë qenë protagonist të fitores së madhe dhe historike të Atletico Madridit me rezultat 2:1 ndaj Fulhamit. Forlan me dy golat e tij përmbysi Fulhamin.

Skuadra e Futbollit Atletico Madridi shkroi historinë në stadiumin e Hamburgut të Gjermanisë, duke shënuar fitore pas 120 minutave me rezultat 2:1 kundër Fulhamit të Anglisë, në ndeshjen e finales të Europa League. Atletico arriti të fitoi kupën e Europa League, që është një sukses historik për këtë skuadër të fuqishme spanjolle. Një Atletico që dëshmoi lojë mjaft të mirë në përballje me skuadrën angleze. Edhe Fulhami luajti mjaft mirë, në fakt ka qenë dhe befasia më e madhe me futjen e tyre në finalen e garave evropiane. Në 45 minutat e parë ka qenë lojë interesante dhe të dyja skuadrat dëshironin sa më parë të shënonin edhe golin e epërsisë. Të parët që arritën epërsinë ishin spanjollët pikërisht në minutën e 32-të. Edhe njëherë u dëshmua se Aguero e Forlan janë një tandem i fortë i Atleticos.
Pas asistimit të shkëlqyeshëm të Agueros deri te Forlan, ky nuk fali portierin e Fulhamit Schëarzer dhe 1:0. Goli i spanjollëve në asnjë mënyrë nuk demoralizoi skuadrën simpatike angleze, përkundrazi motivojë. Pas pesë minutave lojë bie edhe goli i barazimit. Te Fulhami të gjithë futbollistët luani mjaft mirë që nga Zamora, Gera, Davied etj. Futbollisti Davied në minutën e 37-të të takimit shënoi gol për të barazuar shifrat dhe kthyer motivin e lartë të bashkëlojtarët e tij. Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me shifrat 1:1. Në pjesën e dytë të takimit, te dyja skuadrat hynë të matura dhe duke kërkuar që nëpërmjet gabimit të njërës palë apo skuadrës tjetër të shënojnë golin e fitores. Atletico vazhdimisht kërkojë golin e fitores sikurse edhe Fulhamit. Atletico kishte në pronësi topin 54 për qind për dallim nga Fulhami që posedonte 46 për qind. Pavarësisht anglezët luanin lojën e tyre dhe dëshmuan mbrojtje të fortë, kurse edhe Atletico gjithnjë ishte e kujdesshme nga kundërsulmet e kundërshtarit. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultat të barabart 1:1. U desh të luhen dy herë nga 15 minuta që të përcaktohet fituesi i finales së Europa League. Në minutat shtesë pikërisht në minutën e 116-të sërish në skenë tandemi Aguero-Forlan, ky i fundit ka shënuar golin e fitores së madhe dhe që ia sjellë trofeun e Europa League.

Atletico Madrid – Fulham 2:1 – 1:1 (1:1)

Gjyqtarë: Nicola Rizzoli.

Shënues: Forlan (32′ e 116′) për Atleticon dhe Davied (37′) për Fulhamin.

KV: Salvio, Garcia, Forlan (Atletiko) dhe Hangeland (Fulham).

Atletico Madrid: De Gea, Ujfalusi, Perea, Alvaro Dominguez, Antonio Lopez, Paulo Assuncao, Raul Garcia, Reyes (Salvio 78′), Simao (Jurado 68′), Forlan dhe Aguero (Valera).

Fulham: Schwarzer, Baird, A. Hughes, Hangeland, Konchesky, D. Duff (Nevland 84′), Etuhu, Dan Murphy (Greening), S. Davies, Gera dhe Zamora (Dempsey 55′).

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *