Home / Lajme / Maqedoni / Fuere i shqetësuar për rritjen e mosbesimit ndëretnik në Maqedoni

Fuere i shqetësuar për rritjen e mosbesimit ndëretnik në Maqedoni

16 maj-
“Fatkeqësisht ne po shikojmë një shkëmbim të vazhdueshëm të fyerjeve dhe të grindjeve midis partive politike që bëjnë përpjekje që ta vënë interesin e tyre partiak mbi interesin e shtetit”, tha Fuere.

Ekziston klimë e mosbesimit ndërmjet bashkësive etnike dhe pasiguri rreth asaj se ku po shkon vendi. Këto vlerësime i dha në një intervistë për radion “Evropa e Lirë”, ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere. Ai e porosit Qeverinë që t’i kushtoj më shumë vëmendje reformave, forcimit të dialogut politik dhe shumë-etnik, sepse siç thotë ai, kjo është mënyra më e mirë që të përballet me mos-besimin dhe të konfirmohet karakteri shumë-etnik i vendit. Megjithatë, Fuere vuri në dukje se duhet të bëhet dallimi ndërmjet këtyre zhvillimeve politike me atë që po ndodhin këtre ditëve në terren.
“Ajo që ndodhi në kufi është e qartë së bëhet fjalë për grup të kriminelëve, grup të njerëzve me qëllime kriminale, të cilët në vetvete nuk e kanë interesin e shtetit dhe ne e përshëndesim punën e forcave të qeverisë për përballjen me ta dhe mendoj se ajo dëshmoi se ka kapacitet për këtë”, deklaroi Ervan Fuere, euroambasador.
Duke i rikujtuar qindra njerëzit e rajonit të Likovës të cilët kohë më parë tentuan të fitojnë azil ekonomik në Belgjikë, Fuere konsideron se duhet bërë më shumë përpjekje në përmirësimin e kushteve ekonomike në këto vise për zvogëlimin e ndjenjës së tjetërsimit të popullatës që jeton atje.
“Ka shumë komuna të margjinalizuara në zonat e ndjeshme kufitare me Kosovën, me Shqipërinë e kështu me radhë dhe duhet të bëhen përpjekje më të mëdha në infrastrukturën ekonomike”, shtoi Fuere.
Ambasadori Fuere thotë shumë herë i ka bërë thirrje PDSH-së që të kthehet në Parlament pasi ata janë zgjedhur që atje të veprojnë. Ai njëkohësisht shprehu edhe dyshimin se dialogu dhe Kuvendi nuk funksionon si duhet, duke vënë në dukje se një pasqyrë e njëjtë është edhe në nivelin e liderëve.

“Fatkeqësisht ne po shikojmë një shkëmbim të vazhdueshëm të fyerjeve dhe të grindjeve midis partive politike që bëjnë përpjekje që ta vënë interesin e tyre partiak mbi interesin e shtetit”, tha Fuere.

Ambasadori Fuere konsideron se këtë vit ka ngecje në përmbushjen e agjendës evropiane për dallim nga viti i kaluar, kur Maqedonia mori rekomandimin për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Duke numëruar ndikimin politik ndaj gjyqësorit, reformat në administratën publike, punësimet politike në administratë si një nga problemet kryesore, Fuere edhe me mesazh se ajo çka po ndodh do t’i minojë të gjithë arritjet e vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *