Home / Lajme / Maqedoni / Fuere: Kumtesa e UÇK-së dhe ajo që ndodhi në Bllacë e papranueshme për BE-në

Fuere: Kumtesa e UÇK-së dhe ajo që ndodhi në Bllacë e papranueshme për BE-në

3 maj-
“Kjo kumtesë është tërësisht e papranueshme për ne. E dini se javën e kaluar së bashku me SHBA-në dhe OSBE-në dhamë kumtesë të përbashkët në të cilën e dënojmë çdo dhunë dhe çdo përpjekje për dhunë dhe do ta përsëris edhe një herë se deklaratat e këtilla janë të papranueshme”, deklaroi Fuere.

Kumtesa e dërguar nga UÇK dhe ajo që ndodhi në Bllacë është e papranueshme për BE-në, deklaroi sot në Kumanovë euroambasadori Ervan Fuere.

“Kjo kumtesë është tërësisht e papranueshme për ne. E dini se javën e kaluar së bashku me SHBA-në dhe OSBE-në dhamë kumtesë të përbashkët në të cilën e dënojmë çdo dhunë dhe çdo përpjekje për dhunë dhe do ta përsëris edhe një herë se deklaratat e këtilla janë të papranueshme”, deklaroi Fuere.

Euroambasadori i inkurajon autoritetet dhe reagimin e tyre të shpejtë dhe të rregullt në lidhje me ngjarjet në Bllace.

“Vlerësojmë se kjo është mënyra e vërtetë për ballafaqimin e plotë me raste të këtilla. Në kumtesën e javës së kaluar do të vëreni se ne e inkurajonim zbatimin e plotë marrëveshjes së Ohrit, e cila mbetet korniza e vetme dhe e vërtetë për zbatimin e plotë të obligimeve të vendit në këtë kontest”, tha euroambasadori Ervan Fuere, i cili sot mori pjesë në panel diskutimin “Maqedonia në rrugën drejt BE-së – sfidat dhe dilemat në Kumanovë”, në kuadër të Ditës së Evropës.

Deputetët Zymberi dhe Rexhepi, pjesëmarrës në koflikt, dorëzuan në Parlament projekt-ligj me të cilin sipas tyre, rregullohet statusi i ish-pjesëtarëve të UÇK-së dhe i pjesëmarrësve të tjerë në konfliktin e vitit 2001. Që të hyjë në procedurë kuvendore, propozimi i tyre duhet të mbështetet nga 15 deputetë.

Zymberi tha se atyre nuk u intereson se kush e ka dërguar kumtesën e djeshme të UÇK-së, por se janë të brengosur për gjendjen në vend.

“Duhet të jenë të brengosur edhe dy partnerët e koalicionit, edhe VMRO-DPMNE-ja edhe BDI-ja, të cilët me politikë të këtillë sollën në gjendje qytetarët të jenë të pasigurt. Problemet janë shumë më të këqija se i dimë ne. Kjo është bërë e ditur prej kohësh. Afati për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit ishte deri në vitin 2004. Kaluan gjashtë vite dhe nuk ka asgjë nga kjo”, thotë deputeti i DR-së.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *