Home / Lajme / Botë / Gardian’: Rrëzimi i Gordon Braunit si kryeministër është i pashmangshëm

Gardian’: Rrëzimi i Gordon Braunit si kryeministër është i pashmangshëm

7 maj-
Kompania “Rojal karibien interneshënël” kumtoi se 94 udhëtarë të anijes “Vision of the Seas” janë ankuar për probleme me stomakun, vjellje dhe diarre gjatë turit pesëditor me anije nëpër Detin Mesdhe.

Ky është rasti i tretë i ngjashëm në këtë anije. Në mars ajo është vendosur në karantin, pasi që qindra turistë zbritën në bregun në Brazil me gastroenterit të diagnostifikuar.

Zëdhënësja e kompanisë-operator deklaroi se nuk është e ditur se çka është shkaku për sëmundjen masive, por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me rastin brazilian.

Rrëzimi i Gordon Braunit si kryeministër është i pashmangshëm, edhe pse sipas ligjeve britanike në situatë kur në Parlament pas zgjedhjeve asnjë parti nuk ka shumicë, kryeministri aktual mbetet në funksion derisa nuk jep dorëheqje, shkruan “Gardian”.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Londra, gazeta e cila vlen si e afërt me laburistët, pa dallim që në këto zgjedhje qëndroi prapa liderit të liberaldemokratëve Nik Kleg, konsideron se në zgjedhjet e djeshme fituan Partia Konservatore dhe lideri i saj Dejvid Kameron. Rezultati i këtillë nuk është befasi, sepse të gjitha parashikimet dhe anketimet e agjencive për hulumtim të mendimit publik parashikonin epilog të këtillë.

Kjo, sipas “Gardianit”, duhet të respektohet, për shkak se bëhet fjalë për zgjidhje të votuesve, ndërsa shkaku për përfundimin e këtillë të zgjedhjeve të djeshme qëndron vetëm në përcaktimin e britanikëve për ndryshim, por edhe në vlerësimet e gabuara të Braunit.

Vullkani në Islandë sërish hedh hi

Vullkani islandez Ejafjallajokull, i cili pas erupsionit në prill shkaktoi kaos në trafikun ajror, sërish filloi të hedhë hi.

Sizmiologët paralajmërojnë se ky mund të jetë erupsion i ri me sasi të madhe hiri vullkanik. Tek vulkani është krijuar shtyllë nga tymi, i cili është ngritur deri në shtatë kilometra lartësi.

Medvedev: Bota ka nevojë për një sistem të qëndrueshëm për sigurinë ndërkombëtare, që është leksion nga Lufta e Dytë Botërore

Leksioni kryesor nga Lufta e Dytë Botërore është kuptimi i faktit se bota ka nevojë për një sistem të qëndrueshëm për sigurinë ndërkombëtare, deklaroi presidenti rus Dimitrij Medvedev në një intervistë për gazetën moskovike “Izvestija”.

Sipas Medvedevit, detyra sot është “të mbajmë lidhje të vazhdueshme dhe të krijojmë korniza ndërkombëtare për zgjidhjen e atyre problemeve”.

Pas Luftës së Dytë Botërore është bërë shumë në atë drejtim, por “sistemi i sotëm për sigurinë ndërkombëtare nuk është ideal”. Kjo është arsyeja për iniciativën e Rusisë që të krijohet konstruksion i ri evropian për siguri “Marrëveshje për siguri europiane”, konsideron lideri rus.

Ekzistimi i mekanizmave të tillë mund sipas tij, të pengojë “ngjarje si ata të gushtit të vitit 2008”, gjatë agresionit gjeorgjian ndaj Osetisë Jugore.

Sipas Medvedevit , sot është me rëndësi të shmangen stereotipet nga koha e Luftës së Ftohtë.

“Ne kemi shumë mashtrime të ndryshme, por më duket se ndërkaq kemi bëre një hap mjaft serioz” shtoi ai.

Medvedevi mendon se nuk janë të pranueshme diskutimet për ato fakte të historisë së luftës të cilat janë dëshmitarë apo janë të pranuara me dokumente ndërkombëtare.

“Studimet për numrin e saktë të viktimave nga Lufta e Dytë Botërore do të kryhen…Të dhënat e sotme janë shumë të ndryshme, flitet për 14 milion, dhe për 20 milionë dhe për 27 milionë viktima. Shira të cilat i kalojnë të gjitha kufijtë, shtoi Medvedev.

Sipas tij, problemi teritorial ndërmjet Rusisë dhe Japonisë “në perspektivë istorike është e zgjidhshmer, nëse heqqim dorë nga pikëpamjet e fundit”.

Ai propozon të formohet një arkiv ushtarake në një formë elektronike e kapshme për të gjithë.

Medvedevi i kualifikon si një krim moral tentimet e disa shteteve që rolin e Armatës së Kuqe ta krahasojnë me rolin e fashistëve.

Në lidhje me Bashkimin Sovjetik, ai thotë: Nëse bashkimi botëror ishte konkurrues i aftë, nësë atje ishin krijuar kushte për zhvillim të personalitetit dhe për zhvillimin e ekonomisë sipas parimeve bashkëkohore, Bashkimi Sovjetik mundej të ketë fat tjetër.

Kthimi i stalinizmit në Rusi absolutisht është përjashtuar, shton ai në intervistën për gazetën Izvestija. Medvedev mendon se sot ekziston mundësia të shpërthejë konflikti me përmasa si Lufta e Dytë Botërore, dhe për atë Rusia duhet të jetë e përgatitur për një zhvillim eventual të tillë të ngjarjeve.

Organizata Evropiane për Siguri në Trafikun Ajror, (Eurokontroll), paralajmëroi se për shkak të erupsionit të ri mund të rikahëzohen fluturimet transantlaktike.

Silvio Berluskoni e akuzoi agjencinë “Mudis” për vlerësime të gabuara

Kryeministri italian Silvio Berluskoni i vlerësoi si të gabushme vlerësimet e agjencisë për përcaktimin e rejtingjeve kreditore “Mudis” se kriza debitore në Greqi do të reflektohet edhe mbi sistemin bankar në disa vende tjera të BE-së, në mesin e të cilave është edhe Italia.

“Sistemi ynë bankar është stabil . “Mudis” gabon”, deklaroi Berluskoni, duke e akuzuar agjencinë se më shumë nuk e meriton besimin dhe se qëllimi i saj është që të dobësojë euron.

Berluskoni i ftoi vendet europiane të përgatisin përgjigje përkatëse të parashikimieve të agjencive për rejting kreditor, me qëllim që të ulet ndikimi negativ i tyre ndaj bursave në Europë.

Ai paralajmëroi se në Samitin e sotëm të BE-së në Bruksel, do të propozojë që Unioni të marrë masa përkatëse kundër agjencive për rejting kreditor.

“Mudis” dje paralajmëroi se ekziston rrezik i madh nga transferimi i krizës greke në bankat nga disa vende europiane, në mesin e të cilave edhe Portugalia, Spanja, Italia, Irlanda dhe Britania e Madhe.

Agjencia theksoi se edhe pse bankat e disa vendeve, si Portugalia dhe Italia , nuk ishin prekura rëndë nga kriza ekonomoke globale e deritanishme, ata mund të pësojnë në rast se kriza financiare zgjerohet jashtë Greqisë.

Sipas “Mudis”-it, faktori kryesor për atë nëse rreziku nga transferimi i krizës do të vazhdojë, do të jetë mendimi i tregut për suksesin e planit për ndihmë të Greqisë në Bashkimin Europian dhe FMN-ja

Helmohen pothuajse 100 udhëtarë në një anije turistike në Detin Mesdhe

Oslo, Kompania “Rojal karibien interneshënël” kumtoi se 94 udhëtarë të anijes “Vision of the Seas” janë ankuar për probleme me stomakun, vjellje dhe diarre gjatë turit pesëditor me anije nëpër Detin Mesdhe.

Ky është rasti i tretë i ngjashëm në këtë anije. Në mars ajo është vendosur në karantin, pasi që qindra turistë zbritën në bregun në Brazil me gastroenterit të diagnostifikuar.

Zëdhënësja e kompanisë-operator deklaroi se nuk është e ditur se çka është shkaku për sëmundjen masive, por kjo nuk ka asgjë të përbashkët me rastin brazilian.

Udhëtarët kanë filluar të ankohen dy ditë pas fillimit të udhëtimit. Simptomat kanë qenë të lehta dhe janë zhdukur pas 24 orëve.

Anija me 2.000 turistë, udhëtimin e përfundon sot në Oslo/

Konservatorët fitojnë më shumë vende në parlamentin britanik, por jo shumicën

Londër, – Sipas anketave me zgjedhësit që dalin nga qendrat e votimit në zgjedhjet parlamentare të Britanisë, konservatorët e opozitës të kandidatit Dejvid Kameron kanë fituar më shumë vende në parlament, por jo shumicën.

Pritet që konservatorët të fitojnë 307 vende në parlamentin me 650 vende, ku 326 përbëjnë shumicën absolute. Partia Laburiste e kryeministrit Gordon Braun pritet të fitojë 255 vende dhe liberal-demokratët 59 vende.

Fitorja e konservatorëve do t’i jepte fund pushtetit 13 vjeçar të Partisë Laburiste. Rezultatet finale priten sot.

Disa analistë kanë frikë se një rezultat jo i qartë nga zgjedhjet mund të shkaktojë vonesa në marrjen e masave lidhur me deficitin dhe të dëmtojë përpjekjet e rimëkëmbjes ekonomike

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *