Home / Lajme / Maqedoni / Gjatë plaçkitjes së një furgoni të Rrugëve të Maqedonisë, një person është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur

Gjatë plaçkitjes së një furgoni të Rrugëve të Maqedonisë, një person është vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur

25 maj-
Sipas informacioneve të para me të cilat disponon MPB-ja, shoferi i “pikapit” edhe pse sulmuesit kanë shtënë, nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar të ngasë automjetin. I lënduar, së bashku me bashkëudhëtarin, kanë arritur të ikin drejt lagjes Autokomandë të Shkupit, ku është ndaluar në afërsi të filialit të Stopanska Bankës në Qendrën tregtare dhe menjëherë e kanë denoncuar plaçkitjen. Ekipet policore janë në terren dhe kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes

Tek pagesa rrugore Petrovec në autostradën Veles-Shkup, një person e ka humbur jetën, ndërsa një tjetër është plagosur rreth orës 13 sot në një plaçkitje të armatosur mbi një “pikap” të “Rrugëve të Maqedonisë” që ka transportuar para.

Sipas informacioneve të para me të cilat disponon MPB-ja, shoferi i “pikapit” edhe pse sulmuesit kanë shtënë, nuk ka ndaluar dhe ka vazhduar të ngasë automjetin. I lënduar, së bashku me bashkëudhëtarin, kanë arritur të ikin drejt lagjes Autokomandë të Shkupit, ku është ndaluar në afërsi të filialit të Stopanska Bankës në Qendrën tregtare dhe menjëherë e kanë denoncuar plaçkitjen. Ekipet policore janë në terren dhe kryejnë ekspertizë në vendin e ngjarjes.

Shoferi i lënduar ndodhet në spital, ndërsa bashkëudhëtari i tij i është nënshtruar plagëve të marra gjatë plaçkitjes së armatosur.

Nga “Rrugët e Maqedonisë” konfirmuan se furgoni është i tyre dhe se punonjës së tyre e kanë transportuar mallin nga stacionet pagesore në bankë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *