Home / Sport / Goditja ndaj Balotelit, Toti dënohet 4 javë

Goditja ndaj Balotelit, Toti dënohet 4 javë

Gjykatësi sportiv i federatës së futbollit në Itali ka dënuar me katër ndeshje kapitenin e Romës, pas faullit të shëmtuar ndaj Balotelit në finalen e Kupës së Italisë.

Ndërhyrja e Totit në dëm të sulmuesit zikaltër katër minuta para fundit në finalen e Kupës, e fituar 1-0 nga Interi, është cilësuar “e qëllimshme” nga ana e gjykatësit. Gjithashtu, është dënuar me një ndeshje vetë Mario Baloteli dhe Kristian Kivu.

Mes të ndëshkuarve është edhe drejtori teknik i Interit, Gabriele Oriali. Drejtuesi zikaltër është pezulluar deri më 30 qershor pasi “ka kontestuar me fjalë veprimet e gjyqtarit”. Oriali ka marrë edhe një gjobë prej 15 mijë eurosh. Klubi i Romës është gjobitur me 40 mijë euro (për kore raciste në stadium), kurse Interi me 2500 euro.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *