Home / Lajme / Rajon / Hague telefon Metës: Dialogu politik duhet të vazhdojë

Hague telefon Metës: Dialogu politik duhet të vazhdojë

21 maj-
Burime të ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur se Meta është shprehur se beson tek angazhimi i Qeverisë britanike dhe tek kontributi personal i Hague për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Britanise, Hague është shprehur se uron të përmirësohet situata dhe ka theksuar se dialogu duhet të vazhdojë mes dy palëve.

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ilir Meta uroi sot ministrin e Jashtëm britanik William Hague për marrjen e detyrës në një bisedë telefonike, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të dy vendeve, njohtojnë mediat shqiptare.

Burime të ministrisë së Jashtme bëjnë të ditur se Meta është shprehur se beson tek angazhimi i Qeverisë britanike dhe tek kontributi personal i Hague për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Nga ana e tij, ministri i Jashtëm i Britanise, Hague është shprehur se uron të përmirësohet situata dhe ka theksuar se dialogu duhet të vazhdojë mes dy palëve.

Duke shprehur kënaqësinë për të punuar me ministrin Meta, homologu britanik, Hague e siguroi për mbështetjen e plotë të Mbretërisë së Bashkuar në integrimin evropian të Shqipërisë.

Hague e ka cilësuar si një inkurajim për vëndet e Ballkanit samitin që do të mbahet në Sarajevë në 2 qershor.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *