Home / Sport / Hani shkëlqeu ndaj hungarezit

Hani shkëlqeu ndaj hungarezit

Boksieri shqiptar nga Struga e Maqedonisë, Nasi Hani, shënoi fitore të lartë në përballje me hungarezin, Zsolt Bodi.

Meçi është zhvilluar në Bernë të Zvicrës. Për Nanin ka qenë edhe lufta e pestë në boksin profesionist, por ka qenë edhe njëra prej më të mirave. Hani e ka dërrmuar me goditje të njëpasnjëshme rivalin hungarez. Hani ka qenë bindshëm më i mirë dhe në disa çaste i ka dhënë edhe leksion hungarezit. Qysh në raundin e parë, Hani është hedhur në ofensivë agresive dhe të papërballueshme për rivalin hungarez. Lufta mes këtyre boksierëve është zhvilluar gjashtë raund, ndërsa Hani në fund ashtu siç pritej shënoi fitore bindëse.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *