Home / Lajme / Maqedoni / Harun Aliu personi i katërt i vrarë në Radushë

Harun Aliu personi i katërt i vrarë në Radushë

13 maj-
Trupi i pajetë mbrëmë i është dorëzuar familjes. Harun Ali ka qenë edhe kryetarë i partisë, Alternativa Kombëtare (AK).

Personi i katërt i vrarë në incidentin e së mërkurës në fshatin Radushë të Shkupit është Harun Aliu, i njohur si komandant Kushtrimi, . Trupi i pajetë mbrëmë i është dorëzuar familjes. Harun Ali ka qenë edhe kryetarë i partisë, Alternativa Kombëtare (AK).

Transportimi i një arsenali armësh nga Radusha në drejtim të Shkupit, por duke mos u bërë i njohur destinacioni final ka përfunduar fatalist me katër viktima. Grupi katër anëtarësh që po transportonte armët kanë rënë në kurthin e policisë, e cila kishte zënë pritën që në orët e para të mëngjesit të së martës, duke pritur furgonin “Mercedes Sprinter” ngjyrë të bardhë me targa false të Prilepit.

Ministria e Brendshme zyrtarisht bëri të ditur se kishte sinjalizuar furgonin që të ndalojë, mirëpo ai nuk kishte respektuar urdhrat dhe kishte filluar të shtiejë me armë në drejtim të policisë. Më pas ka ardhur edhe kundërpërgjigja e ashpër, e cila ka lënë të vdekur

katër personat që ishin në furgon, identiteti i tre prej tyre u zbulua pas pak kohe. Bëhej fjalë për dy shtetasit e Maqedonisë: Shaban Zenuni nga fshati Merovë dhe Qemajl Fejzullahu nga fshati Gërçec të komunës së Sarajit, ndërsa personi i tretë është shtetasi i Kosovës, Xhafer Shala, 31 vjeç nga Prishtina, ndaj të cilit kishte një fletëarrest ndërkombëtarë

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *