Home / Lajme / Maqedoni / Haruni: Policia kontrollon edhe politikën

Haruni: Policia kontrollon edhe politikën

17 maj-
Haruni parashtroi vlerësimin se të gjitha strukturat politike maqedonase gjatë 20 viteve të shkuara në vazhdimësi kanë qenë të disponiara në mënyrë shoviniste kundër shqiptarëve dhe kanë pasur platformë antishqiptare.

Është mirë ajo që policia kontrollon situatën në terren, por nuk është mirë që policia kontrollon edhe politikën në Maqedoni.

Këtë mbrëmë në Dibër e deklaroi kryetari i PPD-së, Sefedin Haruni në takimin partiak që u mbajt me rastin e 20 vjetorit të themelimit të PPD-së.

Haruni parashtroi vlerësimin se të gjitha strukturat politike maqedonase gjatë 20 viteve të shkuara në vazhdimësi kanë qenë të disponiara në mënyrë shoviniste kundër shqiptarëve dhe kanë pasur platformë antishqiptare.

Ai me këtë rast kërkoi korrigjim dhe përmirësim të politikës së tillë, meqë siç u shpreh, “pa shqiptarë s’ka Maqedoni”.

Kryetari i PPD-së; Haruni tha se “shqiptarët kurrë nuk kanë qenë faktor i destabilizimit në Maqedoni, por ata bëjnë rezistencë për t’i mbrojtur të drejtat e veta”.

Haruni kritikoi partitë politike shqiptare të cilat janë në pushtet për aktivitetin e pamjaftueshëm politik në interes të shqiptarëve dhe me këtë rast e parashtroi vlerësimin se ato janë të korruptuara.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *