Home / Lajme / Maqedoni / Herero: Në Maqedoni nuk ka vend për konflikte

Herero: Në Maqedoni nuk ka vend për konflikte

9 maj-
Ambasadori Herero konsideron se nuk mund të ndërlidhet situata politike në vend me incidentin e fundit në kufi dhe kapjen e armatimit. Por ai bën apel që Marrëveshja e Ohrit të realizohet në tërësi pa u vonuar shumë.

Ambasadori i OSBE-së në Shkup, Luis Herero, thotë se për momentin në Maqedoni nuk ka vend për konflikte të reja, sepse procesi politik në Maqedoni shkon në drejtim të duhur dhe pavarësisht vërejtjeve, nuk ka hapësirë për dhunë. Herero konsideron se procesi politik nuk ka alternativë.

“Të gjithë ne e ndjekim me vëmendje të lartë situatën. Nuk mendoj se ka ndonjë mundësi për përsëritjen e së kaluarës në formë të njëjtë. Dhuna nuk do të ndihmojë askënd . Ata që mendojnë se në atë mënyrë do të arrijnë diçka, do të ndeshen me kritika dhe dënimin nga bashkësia ndërkombëtare. Në 2010 nuk duhet të ketë çfarëdo lloj të përdorimit të dhunës, sepse për gjithçka mund të diskutohet dhe debatohet. Ndonjëherë përparimi vjen ngadalë, dhe për këtë ju duhet të kihet durim. Mënyra e vetme për të parandaluar një situatë të tillë është që t’ua bëjmë të qartë se çdo dhunë nuk do të sjellë përfitim për askënd”, deklaroi Herero.

Ambasadori Herero konsideron se nuk mund të ndërlidhet situata politike në vend me incidentin e fundit në kufi dhe kapjen e armatimit. Por ai bën apel që Marrëveshja e Ohrit të realizohet në tërësi pa u vonuar shumë. /alsat-m/telegrafi/

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *