Home / Sport / Humb jetën në fushë, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë

Humb jetën në fushë, gjyqtari e ndëshkon me të verdhë

Një episod i rrallë ka ndodhur në ndeshjen midis Mladost FC dhe Hrvastki Sokola në një nga kategoritë inferiore të kampionatit kroat.

Në minutën e 35-të të pjesës së parë mbrojtësi kroat i Mladost FC, Goran Tunjiç, rrëzohet përtokë në zhvillimet e një aksioni. Gjyqtari që ndoqi skenën, duke kujtuar se 32-vjeçari stimuloi, nxorri kartonin e verdhë, ndërkohë që lojtari ishte ende i shtrirë. Por Tunjiç nuk lëvizi. Në këtë moment gjyqtari kuptoi se po ndidhte diçka e rëndë dhe thirri në ndihmë mjekët e skuadrës, të cilët e transportuan menjëherë futbollistin fatkeq në spitalin më të afërt.

Por ishte tepër vonë, pasi siç pohoi një zëdhënës i klubit, “mjekët u përpoqën ta ndihmonin, por ishte tepër vonë. Lojtari kishte ndërruar jetë në moment”. Përgjegjësit e klubit kroat thanë pas ngjarjes se futbollisti 32-vjeçar nuk kishte shfaqur më parë probleme shëndetësore.

Në fakt, Tunjiç nuk është i pari lojtar që humb jetën në fushën e lojës. Rasti më i njohur i viteve të fundit është mbrojtësi i Seviljes, Antonio Puerta, i cili vdiq në moshën 23-vjeçare pas një infarkti gjatë ndeshjes me Getafen në kampionatin spanjoll më 28 gusht 2007, vetëm pak ditë para finales së Superkupës së Europës që skuadra e tij do ta luante kundër Milanit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *