Home / Sport / Ibra-Moratit: Më merr te Interi; presidenti: Jo!

Ibra-Moratit: Më merr te Interi; presidenti: Jo!

E përditshmja italiane “Repubblica” zbulon një prapaskenë interesante mes Zllatan Ibrahimoviçit dhe presidentit të Interit, Masimo Morati.

Sipas gazetës, pak ditë pas ndeshjes Barcelona-Inter (1-0), që solli eliminimin e katalanasve nga Liga e Kampionëve, sulmuesi suedez i ka telefonuar bosit zikaltër për t’i kërkuar ta rimarrë sërish te Interi. Morati i është përgjigjur sipas mënyrës së tij: një “jo” sa e sjellshme, aq edhe e ftohtë.

“Republica” shkruan se këtë vendin bomberi e mori pasi kuptoi se te Barcelona nuk e kishte të sigurt vendin e titullarit. Gjatë bisedës, Ibra i ka kërkuar falje numrit një të klubit zikaltër, lidhur me sjelljen e tij gjatë largimit vitin e kaluar.

Gazeta aludon se 28-vjeçari ishte i gatshëm edhe për një ulje të rrogës vjetore, në rast të një rikthimi në “San Siro”. Por përgjigja e Masimo Moratit ka qenë e prerë: “Faleminderit, do ta kemi parasysh”. Përgjigje tipike për çështje që nuk kanë fund të lumtur.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *