Home / Sport / Iniesta gati për ndeshjen e fundit

Iniesta gati për ndeshjen e fundit

Më në fund mesfushori spanjoll i Barcelonës do të jetë i gatshëm për trajnerin Pep Guardiola, në ndeshjen e fundit të kampionatit përballë Valadolidit në fundjavë.

Nëse duan të fitojnë titullin kampion katalanasit duhet të mposhtin patjetër Valadolidin (që lufton për mbijetesë) në “Kamp Nou”, në ndeshjen e fundit të Primera Divizionit ditën e diel në orën 19:00. Nëse Barça nuk ia del të marrë tre pikët dhe Reali mund Malagën, atëherë titulli shkon në Madrid.

Një armë më tepër për Guardiolën në përballjen e së dielës është Andres Iniesta, rikthimi i të cilit vjen në momentin e duhur. Mesfushori spanjoll qëndroi për një kohë të gjatë jashtë fushës, për shkak të një dëmtimi. “Jam gati dhe shpresoj të luaj të dielën. Jam i kënaqur me sezonin tonë dhe tani duhet të ngremë trofeun e kampionatit”, pohoi Iniesta.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *