Home / Sport / Inter-Roma, më tepër se një finale

Inter-Roma, më tepër se një finale

Sot në mbrëmje (ora 20:45) Roma dhe Interi gjejnë përballë njëra-tjetrën në “Olimpiko”, për të diskutuar trofenë e Kupës së Italisë.

Në fakt, nuk është thjesht një ndeshje finale, është shumë më tepër. Në fushë zbresin dy ekipet më të mira në Itali. Në njëfarë mënyre, është zhvendosja në tapetin e blertë, e duelit në distancë që skuadrat po zhvillojnë mes tyre për titullin kampion në Serinë A.

Zikaltrit janë në garë për të fituar të tre trofetë e këtij sezoni dhe sot në “Olimpiko” do kërkojnë të parin. I dyti (titulli i kampionatit) do të mësohet më 16 maj, ndërkohë që më 22 maj skuadra e Hoze Mourinjos do të diskutojë me Bajernin e Mynihut trofenë e Ligës së Kampionëve në “Santiago Bernabeu”.

Situata në kampin zikaltër nuk është optimale, pasi trajneri portugez nuk do të ketë të gatshëm mbrojtësin Lusio dhe fantazistin hollandez, Uesli Shnajder (të dy për shkak të problemeve muskulore). Kurse Kaludio Ranieri ka në dispozicion të gjithë futbollistët dhe ka mundësi të hedhë në fushë formacionin më të mirë.

Finalja ka filluar që në fundjavë, me deklaratat dhe kundërdeklaratat lidhur me tolerimin e Lacios ndaj Interit në ndeshjen e së dielës mbrëma në kamnpionat. Ndërkohë që ashtu si në Katalonjë, edhe mbrëmë zikaltrit nuk e kanë bërë gjumin e qetë, pasi një grup prej rreth 200 tifozësh të Romës krijuan një atmosferë të zhrmshme përpara hotelit ku ishte akomoduar Interi. Por ndryshe nga Barcelona, kësaj here policia ka ndërhyrë menjëherë.

Inter – Roma, formacionet e mundshme:

Inter (4-1-4-1): Julio Cesar; Zanetti, Cordoba, Samuel, Chivu; Cambiasso; Maicon, Stankovic, Thiago Motta, Eto’o; Milito. (Toldo, Materazzi, Muntari, Mariga, Quaresma, Pandev, Balotelli). Trajner: Mourinho

Roma (4-2-3-1): Julio Sergio; Burdisso, Mexes, Juan, Riise; De Rossi, Pizarro; Taddei, Perrotta, Vucinic; Totti. (Lobont, Andreolli, Motta, Brighi, Menez, Baptista, Toni). Trajner: Ranieri

Gjyqtar: Rizzoli

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *