Home / Sport / Italia me fat edhe në Francë në Botërorin e tretë

Italia me fat edhe në Francë në Botërorin e tretë

Po të mos merrnin pjesë Palestina, Brazili, Kuba dhe për herë të parë një shtet nga Azia Indet holandeze, Botërori i tretë për nga pjesëmarrja mund të pagëzohej edhe kampionat Evropian. Marrin pjesë 15 shtete, ndërsa zhvillohen 36 ndeshje parakualifikuese që ndiqen nga 483.000 shikues. Praglufta kishte përgjysmuar pjesëmarrjen në këtë botëror.

Kupa botërore nga Uruguai deri në Gjermania 2006 (3)

Po të mos merrnin pjesë Palestina, Brazili, Kuba dhe për herë të parë një shtet nga Azia Indet holandeze, Botërori i tretë për nga pjesëmarrja mund të pagëzohej edhe kampionat Evropian. Marrin pjesë 15 shtete, ndërsa zhvillohen 36 ndeshje parakualifikuese që ndiqen nga 483.000 shikues. Praglufta kishte përgjysmuar pjesëmarrjen në këtë botëror.

Për herë të parë shortin e hedh një fëmijë

Në shtetin e kryetarit dhe kreatorit të kupës botërore Zhyl Rime, do të zhvillohet një botëror, i cili vetëm pas fitores 6:0 të Hungarisë ndaj Indeve holandeze dhe Francës ndaj Belgjikës 3:1, kampionati disi çlirohet nga zymtësia. Për herë të parë shortin në kampionat e hedh një fëmijë. Duket një kampionat enigmatik, ngase disa skuadra tërhiqen pak para fillimit të garës së madhe siç ishte rastin me Austrinë. Ky kampionat shënon edhe radiokronistin e parë e ky është italiani Nikolo Karazio, i cili kishte 4 vjet që transmetonte ndeshjet e Italisë. Disi ky kampionat kishte një qetësi sa i përket ndeshjeve, mbase praglufta kishte bërë të vetën. Kupa “Zhil Rime” do t’i mbetet sërish Italisë, madje edhe për një kohë të gjatë 12 vjeçare. Lufta e dytë botërore boshatis stadiumet e futbollit. Duhet të pritet viti 1950 që kupa e Botës të rimerr rrugëtimin e saj plotë aventura në Brazilin e largët dhe sërish Uruguai kampion.

Hungaria sprovon kampionin aktual Italinë në finale

Nuk do mend se ndeshja finale ndërmjet Italisë dhe Hungarisë më 19 qershor në atë kohë është cilësuar si ndeshje klasike. Ekspertët thanë së Italia përdori skema të së ardhmes. Kundërsulme të shpejta me Kolausin e Biavatin, shpikësin e të ashtuquajturit “dubël-pas”. Në këtë ndeshje pati shumë gola, gjashtë 4 nga italianët dhe dy të shënuara nga hungarezët. Edhe publika franceze i brohoritë futbollistëve italian duke i quajtur kundërshtarë të pakompromis gjatë gjithë kampionatit. Në fund të ndeshjes Meaca qante nga gëzimi, Biavati mbante kokën ndërmjet dy duarve, Andreolo përqafonte të tjerët do të shkruante më vonë trajneri Poco në memoaret e veta.

Italia-Hungaria 4:2

Stadiumi “Kolombo” Paris

Gjyqtar: Zhorzh Kapdevil (Francë)

Shënues: Kolausi(6’ e 35’), Piola(16’e 82’) për It. E Titkos(7’) e Saroshi(71’) për Hung.

Italia: Olivieri, Foni, Rava, Serantoni, Andreolo, Lokateli, Biavati, Meaca, Piola, Ferrari e Kolausi.

Hungaria: Sabo, Polgar, Biro, Salai, Suç, Lazar, Sas, Vince, Saroshi, Zengeler e Titkos.

Rezultatet

1/8 finale

Italia-Norvegjia 2:1

Gjermania-Zvicer 1:1

Ndeshja e përsëritur

Zvicra-Gjermania 4:2

Franca-Belgjika 3:1

Çekosllovakia-Holanda 3:0

Hungaria-Indet holandeze 6:0

Brazili-Polonia 6:5

Rumania-Kuba 2:1 (3:3)

Çerekfinalet

Italia-Franca 3:1

Brazili-Çekosllovakia 2:1 (1:1)

Hungaria-Zvicra 2:0

Suedia-Kuba 8:0

Gjysmëfinalja

Italia-Brazili 2:1

Hungaria-Suedia 5:1

Finalja

Italia-Hungaria 4:2

Emërorja e shënuesve

8 Leonidas (Brazili)

7 Zengeler (Hungari)

5 Piola (Itali),Sarishi (Hungari)

4 Vilimovski (Poloni), Kolausi(Itali)

Gjithsej gola të shënuara 84.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *