Home / Lajme / Maqedoni / Janakievski premton investime në Tetovë

Janakievski premton investime në Tetovë

5 maj-

Biseduam për ndërtimin e disa objekteve sportive sic është salla sportive që ndërohet në komunën e Tetovës. Poashtu diskutuam edhe për infrastrukturën që me ndihmën e qeverisë në komunën e Tetovës nga projekti me bankën botërore do ndërtohen dy rrugë, edhe atë rruga Tetovë-Trebosh dhe Tetovë-Sellcë, për të cilat mjetet janë ndarë dhe presim këtë vit të fillojë ndërtimi të njëjtëve”, deklaroi Ministi i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski

Urim Hasipi
Tetovë,

Ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski sot ka vizituar komunën e Tetovës., me ç`rast është takuar me kryetarin e komunës së Tetovës Sadi Bexheti.

Pas takimit bexheti është shprehur se ka marrë përkrahje për një sërë projekte për t`u realizuar në të të ardhmen, kreysisht projekte në infrastrukturë.Në këtë takim është biseduar për përkrahje të kësaj komune në projektet që ka filluar të realizojë siç janë një pjesë e rrugëve, salla sportive e qytetit si dhe ndërtimi I banesave për çiftet e rinjë.

Janakievski sot i ka premtuar kryetarit të komunës së Tetovës për ndihmë materiale në realizimin e këtyre projekteve për të cilat në fillim kërkohet rregullimi i dokumentacionit. Sa iu përket ndërtimit të disa rrugëve, ministry ka premtuar që të njëjtat deri në fund të vitit pritet të realizohen.

“Si temë të parë që diskutuam ishte ndërtimi i banesave sociale dhe banesave për cifte të reja, ekzistojnë disa lokacione të mundëshme për të cilat komuna premtoi se për një kohë të shkurtër do e rregullojë dokumentacionin planor, që pastaj qeveria në programën e saj ka vënduar ndërtimin e këtyre banesave në komunën e Tetovës dhe kjo është pjesë e projektit për ndërtimin e 2000 banesave sociale.

Në këtë projekt një pjesë e këtyre banesave janë paraparë të ndërtohen edhe në Tetovë.

Biseduam për ndërtimin e disa objekteve sportive sic është salla sportive që ndërohet në komunën e Tetovës. Poashtu diskutuam edhe për infrastrukturën që me ndihmën e qeverisë në komunën e Tetovës nga projekti me bankën botërore do ndërtohen dy rrugë, edhe atë rruga Tetovë-Trebosh dhe Tetovë-Sellcë, për të cilat mjetet janë ndarë dhe presim këtë vit të fillojë ndërtimi të njëjtëve”, deklaroi Ministi i transportit dhe lidhjeve Mile Janakievski.

Ai tha se poashtu për këtë vit janë lëshuar 21 milion denarë për ujësjellësin e Tetovës , ndërsa do të rikostruohet edhe një pjesë e rrugës Tetovë –Jazhincë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *