Home / Sport / Juve-Arsenal, negociata për Bufonin

Juve-Arsenal, negociata për Bufonin

Mediat italiane shkruajnë se portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, do të largohet në Premier Ligë sezonin e ardhshëm, ku e pret Arsenali.

Sipas të prditshmes sportive italiane “Tuttosport”, klubi bardhezi dëshiron të përfitojë financiarisht nga shitja e portierit dhe për këtë ka filluar bisedimet me Arsenalin për një transferim të mundshëm në Londër.

Megjithatë, jo gjithçka është kaq e thjeshtë, pasi trajneri Arsen Venger është i shqetësuar për problemet në shpinë të Bufonit. Nga ana tjetër, ky i fundit kërkon një rrogë të lartë vjetore nëse kalon në “Emirates”. Përveç Arsenalit, në gjurmët e Xhixhi Bufonit janë edhe Mançester Siti dhe Bajerni i Mynihut.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *