Home / Sport / Juventusi kërkon titullin e 2006-ës

Juventusi kërkon titullin e 2006-ës

Klubi bardhezi do të kërkojë zyrtarisht titullin e vitit 2006, i fituar në fushë nga Juventusi por i dhënë Interit në tavolinë pas skandalit të Calciopolit.

Me anë të një njoftimi klubi nga Torino bën të ditur se i ka dërguar një kërkesë Komitetit Olimpik italian (Coni), në të cilën shpreh arsyet e vendimit për të kërkuar trofenë e hequr katër vite më parë.

“Lëvizja sportive bazohet te ndershmëria mes dhe ndaj të anëtarësuarve, përveçse në trajtimin e barabartë”, thuhet në kërkesën e Juves. Sipas tyre, përgjimet e fundit kanë treguar se as Interi nuk është i denjë për ta merituar titullin.

Ndërkohë, janë përcaktuar emrat e rinj që do të drejtojnë klubin pas marrjes së presidencës nga Andrea Anjeli. Bepe Marota do të ketë detyrën e drejtorit të përgjithshëm. Fabio Paratiçi merr postin e drejtorit sportiv dhe të përgjegjësit të merkatos dhe sektorit të të rinjve. Zhan-Klod Blank do të jetë administratori i përgjithshëm si dhe do të mbikëqyrë punimet e stadiumit të ri. Mbeten jashtë hierarkisë drejtuese drejtori sportiv aktual, Alesio Seko dhe Roberto Betega.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *