Home / Lajme / Maqedoni / Komuna:Intervenimi në ata kafe i ligjshëm

Komuna:Intervenimi në ata kafe i ligjshëm

6 maj-
“Ne si institucion nuk kemi preferuar të prononcohemi para kohe për çështjen e ATA-Kafesë, edhe pse ishim nën një sulm të paparë të shpifjeve dhe insinuatave.

Ne si komunë kemi pritur deri sa të merret vendim nga organi gjyqësor si institucion relevant dhe i pavarur”, tha zëdhënësi Pustina.

Tetovë, 6 maj-Intervenimi për mënjanimin e konstruksionit para ATA-kafes ishte i ligjshëm. Ky ka qenë prononcimi i komunës së Tetovës duke u thirrur në një vendim të gjyqit se I cili ka vërtetuar se objekti në fjalë nuk posedon asnjë dokument dhe asnjë leje për ndërtimin e konstruksionit metalik të kësaj kafeje, ka thënë zëdhënësi I komunës së Tetovës Flakran Pustina.

“Ne si institucion nuk kemi preferuar të prononcohemi para kohe për çështjen e ATA-Kafesë, edhe pse ishim nën një sulm të paparë të shpifjeve dhe insinuatave.

Ne si komunë kemi pritur deri sa të merret vendim nga organi gjyqësor si institucion relevant dhe i pavarur”, tha zëdhënësi Pustina.

Sipas tij, pres konferenca është thirrur për të sqaruar para opinionit publik se ndërhyrja ishte e ligjshme.“Gjyqi vërteton prononcimet e komunës së Tetovës se pronari nuk posedon leje për ndërtimin e konstruksionit metalik.

E informojmë opinionin se ky objekt nuk posedon leje shfrytëzimi, prandaj kryerja e çdo veprimtaria në atë objekt është e jashtëligjshme. Njëkohësisht do të kërkojmë nga Inspektorati i punës, ai financiar dhe nga Drejtoria e të Hyrave Publike të sanksionojnë të gjitha firmat që kryejnë aktivitete në atë objekt.

Personi në fjalë ka vazhduar me aktivitetin e tij kriminal dhe kjo dëshmohet me faktin se në objektin në fjalë është duke u ndërtuar përsëri konstruksion metalik paligjshëm, edhe pse të njëjtit objekt si pasojë e parregullsive të shumta i janë hequr të gjitha lejet e shfrytëzimit nga ana e komunës ”, theksoi Pustina.

Sipas tij, çdo veprim i jashtëligjshëm do të sanksionohet nga ana e Inspektoratit komunal të Tetovës. Nga ana e pronarit të Ata Kafes është paralajmëruar një pres konferencë me gazetarë për ditëne premte ku do t`iu kundërpërgjigjet akuzave të komunës.(U.H)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *