Home / Lajme / Maqedoni / Komunikata e UÇK-së e lëshuar nga Zvicra!?

Komunikata e UÇK-së e lëshuar nga Zvicra!?

5 maj-
Lidhur me kumtesën e dërguar nga “UÇK”-ja në të cilën e ndërmerr përgjegjësinë për armatimin dhe municionin të cilin policia javën e kaluar e gjeti dhe sekuestroi në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, Jankullovska nënvizoi se sipas adresës nga e cila është dërguar kumtesa, bëhet fjalë për server nga Zvicra. Deri më tani, asnjë nga partitë politike nuk u solidarizua apo nuk e njohu personin i cili qëndron si nënshkrues i komunikesë, ndërsa MPB-ja do ta vazhdojë hetimin dhe po punon në ndriçimin e plotë të rastit.

Shpërthim i një pjese të granatës, të prodhimit rus, janë informatat fillestare nga MPB-ja pas ekspertizës së bërë lidhur me shpërthimin në qarkun e “Makstil”-it në Shkup, që ndodhi dje, me ç’rast u lëndua rëndë një punëtor.

Këtë sot e deklaroi ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, pas donimit solemn të pajisjes për policinë kufitare të Maqedonisë dhe Drejtorisë së Doganave nga SHBA-ja përmes Programit për kontroll të eksportit dhe sigurisë kufitare.

Në pyetjen e gazetarëve nëse MPB-ja e kontrollon kufirin verior të Maqedonisë me Kosovën, Jankullovska decide: MPB-ja ka kontroll të plotë ndaj çdo centimetri të territorit të Republikës së Maqedonisë.

Ajo edhe njëherë përsëriti se nuk ekziston arsye për brengosje të qytetarëve të Maqedonisë, sepse MPB-ja ka kontroll të plotë mbi gjendjen e sigurisë, para së gjithash, për arsye se disponon me të gjitha informatat relevante të cilat i mundësojnë në mënyerë adekuate të reagojnë atëherë kur nevojitet.

“Aksioni i fundit i MPB-së ishte konfirmim se kurrfarë forme e dhunës nuk do të tolerohet. Kur do të ndjejmë se individë apo grupe, në çfarëdo mënyre përpiqen ta rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, do të reagojmë në mënyrën e mundshme më të ashpër”, porositi ministrja e Punëve të Brendshme.

Lidhur me kumtesën e dërguar nga “UÇK”-ja në të cilën e ndërmerr përgjegjësinë për armatimin dhe municionin të cilin policia javën e kaluar e gjeti dhe sekuestroi në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë, Jankullovska nënvizoi se sipas adresës nga e cila është dërguar kumtesa, bëhet fjalë për server nga Zvicra. Deri më tani, asnjë nga partitë politike nuk u solidarizua apo nuk e njohu personin i cili qëndron si nënshkrues i komunikesë, ndërsa MPB-ja do ta vazhdojë hetimin dhe po punon në ndriçimin e plotë të rastit.

Ambasadori Riker, lidhur me aksionin e policisë së Maqedonisë, iu referua deklaratës së përbashkët të SHBA-së, BE-së dhe OSBE-së, në të cilën u potencua se nevojitet intensifikim i dialogut politik për zgjidhjen e problemeve. Ai theksoi se vazhdon mbështetja e SHBA-së për faktorët politik të punojnë së bashku në kahje të zgjidhjes së problemeve rrjedhëse.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *