Home / Lajme / Maqedoni / Kosova dhe Maqedonia kanë varshmëri të ndërsjellë

Kosova dhe Maqedonia kanë varshmëri të ndërsjellë

22 maj-
Miloshovski ka deklaruar se Kosova, si realitet i ri, paraqet faktor të stabilitetit në rajon.
Kosova për Maqedoninë, sipas tij, paraqet një partner të rëndësishëm për shumë aspekte të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal dhe n ë këtë në Shkup vlerësohet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike, vetëm se kanë hap edhe më shumë perspektivat e një bashkëpunimi të mirëfilltë fqinjësor ndërshtetëror.

Kosova dhe Maqedonia kanë një varshmëri të madhe dhe situatat në vendet tona mund të ndikojë reciprokisht edhe në stabilitetin e tyre dhe të rajonit. Kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Antonio Miloshovski në një deklaratë për RTV 21.

Miloshovski ka deklaruar se Kosova, si realitet i ri, paraqet faktor të stabilitetit në rajon.
Kosova për Maqedoninë, sipas tij, paraqet një partner të rëndësishëm për shumë aspekte të bashkëpunimit bilateral dhe rajonal dhe n ë këtë në Shkup vlerësohet se vendosja e marrëdhënieve diplomatike, vetëm se kanë hap edhe më shumë perspektivat e një bashkëpunimi të mirëfilltë fqinjësor ndërshtetëror.

Ministri i Miloshovski këto raporte i vë në rrafshin e një varshmëri të madhe të ndërsjellë të të dyja vendeve. “Kemi një varshmëri të ndërsjellë. Situatat në Maqedoni në planin ekonomik, tregtar, politik dhe të sigurisë munden në një masë të caktuar të ndikojnë edhe në Kosovë e po ashtu, rrethanat në Kosovë mund të kenë ndikim në Maqedoni dhe rajon. Prandaj, dëshirojmë që procesi kosovar i ndërtimit të institucioneve të shtetësisë të jetë sa më i shkurtër dhe sa më efikas, që të mundemi me partnerët e palës tjetër, në çdo fushë të kemi kapacitete për projekte të përbashkëta”, tha Miloshovski.

Kjo, sipas ministrit maqedonas, ka një rëndësi të madhe sepse refleksionet e këtij bashkëpunimi kanë edhe dimensionin e perspektivës politike të të dyja vendeve dhe të rajonit. /RTV21/Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *