Home / Lajme / Maqedoni / Kosova nuk ekziston për SPB-në e Tetovës

Kosova nuk ekziston për SPB-në e Tetovës

10 maj-
”Me këtë vendim unë edhe ligjërisht në bazë të ligjeve aktuale dhe në fuqi në vend më takon nënshtetësi. Me të njejtin vendim unë drejtohem në adiministratën e SPB-së në Tetovë për të marrë dokument për nështetësi dhe parashtroj kërkesa për dokumente tjera por nëpunësit më thonë se sistemi kompjuterik nuk e njeh Kosovën.
Kjo është apsurde, institucioni nuk njeh vendimin e institucionit tjetër”, thotë Arsim Luma.. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski, lidhur me këtë problem edhe pas konsulltim

Urim Hasipi
Problemet e qytetarëve shqiptarë me dokumentet e tyre personale nuk kanë fund , sidomos atyre që jetojnë në Maqedoni ndërsa kanë lindur në Kosovë por që jetojnë me dekada në Tetovë. Së këndejmi problemet kanë lindur edhe në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, ku qytetarët pas ankesave në MPB në Shkup, kanë marrë vendim për të marrë nënështësi të Maqedonisë por sipas fjalëve të tyre, sistemi kompjuterik I policisë së Tetovës, nuk e njeh Kosovën si shtet. Arsim Luma nga Tetova është një nga shumë qytetarët të cilin e mundon ky problem.

Ai edhe pse ka marrë një vendim nga ana e MPB se i takon nënshtetësi e Maqedonisë, ku në dokument figuron edhe Republika e Kosova, por kompjutorët nuk e njohin këtë pohim. Sipas Arsimit, organet e Ministrisë së Punëve të Brendëshme në Shkup, kanë konstatuar se ai i plotëson të gjitha kushtet për të marrë nënshtetësi.

” Pas kërkesës për pranim në nënshtetësi në Republikën e Maqedonisë, është realizuar procedurë ku është vërtetuar se janë plotësuar kushtet nga neni 9 I ligjit për nënshtetësi në Maqedoni, dhe në pajtim me këtë kërkesa është plotësuar” qëndron në vendimin e dhënë nga MPB nënshkruar nga kryeshefi Nedica Velevska. Sipas këtij vendimi thotë Arsimi, ai i plotëson kushtet që të marrë nënshtetësi dhe dokumente tjera identifikimi apo personale.

”Me këtë vendim unë edhe ligjërisht në bazë të ligjeve aktuale dhe në fuqi në vend më takon nënshtetësi. Me të njejtin vendim unë drejtohem në adiministratën e SPB-së në Tetovë për të marrë dokument për nështetësi dhe parashtroj kërkesa për dokumente tjera por nëpunësit më thonë se sistemi kompjuterik nuk e njeh Kosovën.

Kjo është apsurde, institucioni nuk njeh vendimin e institucionit tjetër”, thotë Arsim Luma.. Ndërkaq, zëdhënësi i Policisë së Maqedonisë, Ivo Kotevski, lidhur me këtë problem edhe pas konsulltimeve me shërbimet e MPB-së nuk ka dhënë ndonjë sqarim adekuat.

“Maqedonia ka të vendosur marrëdhënie diplomatike me Kosovën, ka pranuar si shtet Kosovën, ka nënshkruar shumë marrëveshje bilaterale. Sipas tij, nëse personi në fjalë ka dokumentacionin në rregull atëherë me siguri problemi duhet të qëndrojë tek shërbimet administrative.

“ Ata duhet të drejtohen tek kontrolli I brendshëm dhe të sqarojnë problemin e tyre e pastaj të shohin se a bëhet fjalë për ndonjë keqkuptim nga administrata”, tha zëdhënësi i policisë së Maqedonisë. Ndërkaq të njejtin problem e ka edhe Imer Rexha I lindur në Tetovë, pasi që prindi i i tij Xhabir Rexha ka lindur në Kosovë. Xhabiri sqaron se nuk ka mundësi të mer asnjë dokument për djalin e tij për shkak se nuk pranohet prejardhja e tij nga Kosova. Në një deklaratë të mëhershme të dhënë për gazetën Koha, zëdhënësi i qeverisë Shefik Duraku, ka theksuar se nuk ekzistojnë pengesa ligjore që mund të pengojnë ndryshimin e vendlindjes së shqiptarëve të lindur në Kosovë.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *