Home / Sport / Kujt u pengon Shkëndija?

Kujt u pengon Shkëndija?

Të gjithë ju lexues të nderuar, nëse pak hulumtoni në faqen zyrtare të FFM-së, dhe kërkoni Ligën e Dytë, menjëherë do tu dalë faqja me rezultatet dhe tabelën ku Shkëndija krenare si gjithnjë qëndron në pozitën e pare(tani e treta për shkak të marrjes së 6-të pikëve). Megjithatë ku qëndron problemi? Klikoni në rrathët për të ndryshuar gjuhën dhe e kuptoni problemin! Në çfardo gjuhe të kërkoni, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe, të gjithë emrat skuadrave tjera (edhe ekipet e Ligës së Parë) transformohen në gjuhën përkatëse, ndërsa vetëm Shkëndija ( dhe Vllazërimi i Kërçovës) u mbetet gjithjnë “besnike” shkronjave të alfabetit qirilik.

Shkëndija e Tetovës sezonin garues 2009/2010 do ta mbajë mend si vit të suksesshëm, pasi dominuan totalisht Ligën e Dytë të Maqedonisë në futboll dhe disa javë para përfundimit të kampionatit thuajse kanë të sigurtë titullin e kampionit në këtë kategori (Megjithse ngjarjet e fundit dhe heqja e 6-të pikëve e komplikojnë sadopak situatën. Por rikujtojmë se edhe pozita e tretë kualifikohet drejtëpërsëdrejti në Ligën e Parë). Deri tani ekipi ka zhvilluar 23 përballje, në të cilat ka shënuar 17-të fitore, 3 herë ka barazuar, ndërsa ka regjistruar vetëm 3 disfata, prej të cilave dy në pjesën vjeshtore të kampionatit, kur u mundën nga Vllaznimi i Strugës dhe Novaci, ndërsa e fundit ishte javën e kalur nga 11 Oktomvri. Pas dy viteve në Ligën e Dytë ekipi “kuq e zi” (me shumë gjasat) rrikthehet aty ku e ka vendin, në elitën e futbollit të Maqedonisë. Të gjithë e kanë të qartë se pa Shkëndijën, Liga e Parë nuk e ka shijen e duhur. Dihet se kjo skuadër ka shikueshmëri më të madhë në vend dhe për më shumë ilustrojmë faktin se këtë vit maksimumi i shikuesve që tubohen në të gjitha përballjet e Ligës së Parë është 4 000 shikues, ndërsa vetë Shkëndija këtë sezon duke garuar në Ligën e Dytë tubon më shumë tifozë në stadium. Çdo fjalë e thënë për këtë klub është e tepërt, pasi Shkëndija është institucion, në futbollin e Maqedonisë është “brend” dhe si e tillë çdo herë është në cak të gjithë atyre që nuk i’a duan të mirën kësaj skuadre. Gjatë historisë së saj Shkëndija ka tejkaluar lloj-lloj problemesh dhe sulme të ndryshme të të gjitha natyrave nga strukturat udhëheqëse të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (më herët Lidhja Futbollistike e Maqedonisë). Sigurisht që në kohën e progresit më të madh, Shkëndija si klub shqiptar (me formacion 100 % futbollist shqiptarë) në Maqedoni shihej si përfaqësuese e shqiptarëve në këtë shtet. Në mesin e dekadës së kaluar numri i skuadrave shqiptare nuk ishte i vogël, mirëpo kur luante Shkëndija të gjithë sytë ishin të kthyer kah kjo skuadër, që në stadiumin e qytetit në Tetovë dinte të tubojë mbi 10-15 mijë shikues. Mirëpo pikërisht këto fakte bënin që ky ekip çdo herë të sulmohet dhe të ndryshme ishin mënyrat dhe tentimet për shuarjen e kësaj skuadre, por që nuk u arrit kurrë. Deri sa në stadiumet të Maqedonisë kishte raste kur ndodhte “luftë” e vërtetë, arbitrat rriheshin dhe tërhiqeshin zvarë në teren, skuadrat organizatore dënoheshin në mënyrë simbolike në të holla, ndërsa Shkëndija disa herë për ndonjë shishe të hedhur në teren u desh të paguajë shuma maramendëse në të holla dhe kuptohet dënimin standard për Shkëndijën, 10-15 ndeshje 100 km larg Tetovës. Shembuj ka shumë, por do të ndalemi këtu për të mos e zgjatur shumë…
Tani parashtrohet pyetja përse i rikujtojmë gjithë këto gjëra tani, kur ekipit ec mirë dhe në shikim të parë nuk dëmtohet nga FFM. Mirëpo nuk është plotësisht ashtu, pasi opinioni nuk është shumë i njoftuar për disa gjëra, ndërsa mënyrat për të dëmtuar si zakonisht janë të ndryshme. Të gjithë ju lexues të nderuar, nëse pak hulumtoni në faqen zyrtare të FFM-së (www.ffm.com.mk), dhe kërkoni Ligën e Dytë, menjëherë do tu dalë faqja me rezultatet dhe tabelën ku Shkëndija krenare si gjithnjë qëndron në pozitën e pare(tani e treta për shkak të marrjes së 6-të pikëve). Megjithatë ku qëndron problemi? Klikoni në rrathët për të ndryshuar gjuhën dhe e kuptoni problemin! Në çfardo gjuhe të kërkoni, përfshi këtu edhe gjuhën shqipe, të gjithë emrat skuadrave tjera (edhe ekipet e Ligës së Parë) transformohen në gjuhën përkatëse, ndërsa vetëm Shkëndija ( dhe Vllazërimi i Kërçovës) u mbetet gjithjnë “besnike” shkronjave të alfabetit qirilik. Tani sigurisht kemi të drejtë të pyetemi pse pikërisht Shkëndija? Pse e njëjta gjë nuk ndodhi të paktën edhe me një ekip tjetër maqedon, cili do qoftë të jetë ai? Kur mundet emri i “Skopje” të përkthehet në “Shkupi”, sa problem është që “Shkëndija” të shkruhet me shkronja të alfabetit latin??? Sigurisht që dikush në këtë mënyrë dëshiron të shërojë komplekse, mirëpo rikujtojmë se kanë gabuar vendin dhe skuadrën. Ndosha dikush do të thotë se kjo nuk është gjë aq tragjike dhe se ndoshta në këtë shkrim i egzagjerojmë gjërat, por rikujtojmë se askush nuk guxon të ofendojë Shkëndijën, ndërsa ky rast për klubin tetovar është ofendim i skajshëm. Sigurisht që tani pas këtij teksti do të ketë shumë reagime, por të parët që duhet të bëjnë diçka janë shqiptarët që kanë poste në FFM. Duhet të reagohet ndaj këtij rasti, pasi ndoshta në të ardhmen dikush do të shkoj një hap më tej, duke përkthyer ndoshta edhe emrin e Shkëndijës në gjuhën maqedone. Tani ndoshta të gjithë e arsyetoni atë që shkruajtëm dhe rikujtuam më lartë, mirëpo arsyeja është e madhe dhe patjetër se dikush duhet të bëjë hapin e parë për të reaguar.
Për fund dua të shtoj vetëm se gjithë kjo u tha për të gjithë ata që e duan Shkëndijën, por edhe për shqiptarët në përgjithsi, që mos të bëjnë gabimin dhe të mendojnë se tani më nuk jemi në shënjestër si komb. Shkëndija vazhdon t’i pengoj dikuj, dhe duket se ende është e gjallë urrejtja ndaj kësaj skuadre dhe dëshira për të shuar atë. Mirëpo i rikujtojmë të gjithë se Shkëndija ka tejkaluar lloj-lloj barriere dhe sulmi, asnjëherë nuk u përkul, çdo herë gjeti forca të mbijetojë dhe të rrikthehet më e fortë se më parë, duke mos lejuar që askush të realizojë qëllimin për ta shuar atë. Dhe asnjëherë nuk do të lejojë të zhduket sa do që të tentohet, pasi pas emrit “Shkëndijë” qëndron një qytet i tërë-Tetova.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *