Home / Lajme / Maqedoni / LDSH kerkon eksperzite nderkombetare

LDSH kerkon eksperzite nderkombetare

15 maj-
Në këtë rast LDSH-ja, konsideron se ky akt mizor nuk ka të bëjë direkt vetem me përsonat gjoja të armatosur, por me këtë, pushteti sllavomaqedonas edhe njëherë dëshmon politikën diskriminuese dhe represive, duke treguar muskujt ndaj populatës së pambrojtur shqiptare në rrethinën e Shkupit dhe gjetiu.

Me rastin e vrasjes makabër nga një pritë të organizuar dhe mirë e pregaditur, kuptohet e montuar nga sherbimi sekret dhe nga policia e FYROM-it, ndaj katër shqiptarëve afër kufirit me KOSOVËN.
L D SH-ja reagon ashpër ndaj këtij rasti dhe rasteve tjera, ku është vazhdimësi e politikës neomilosheviciane dhe antishqiptare te FYROM-it dhe udhëheqësis te këtij pushteti vrastar.

Në këtë rast LDSH-ja, konsideron se ky akt mizor nuk ka të bëjë direkt vetem me përsonat gjoja të armatosur, por me këtë, pushteti sllavomaqedonas edhe njëherë dëshmon politikën diskriminuese dhe represive, duke treguar muskujt ndaj populatës së pambrojtur shqiptare në rrethinën e Shkupit dhe gjetiu.

LDSH-ja në këtë rast shpreh dyshimet e hapura lidhur me mënyrën e kësaj vraseje, meqë në bazë të disa informacioneve, grupi ka qenë i zënë tradhtisht disa ditë me parë dhe janë ekzekutuar në bazë të një aksioni të përgaditur mire nga ana e strukturave policore dhe me ndihmen e kodosheve.

Posacerisht shprehim indinjaten tone me rastin e vrasjes se Harun Aliut, kryetarit te partise Alternativa Kombetare, te cilit fillimisht iu montua nje process gjyqesor ku u denua me burg te perjetshem dhe me pas iu kurdis edhe likuidimi fizik.

LDSH-ja kerkon urgjentisht qe te nderhyet me nje ekspertize ligjore nderkombetare dhe te zbardhet deri ne fund ky aksion famekeq policor ku u vrane kater veta.

Ne kete rast hedhim dyshimet tona se ky montim i vrasjes se shqiptareve e ka po te njetin skenarist qe pergaditen edhe rastin Vreshtat e Rashtakut, ku ekzekutuan ne menyre me perfide dhe me nje spektakel mediatik disa turist te huaj e hallexhinje te cilet po kjo polici pasi i vrau i akuzoi si “teroriste shqiptare ”.

Kerkojme nga te gjtha institucionet relevante vendore dhe nderkombetare qe te ndjekin nga afer situaten e brishte dhe te vrazhde politike e te sigurise ne FYROM dhe seriozisht te angazhohen ne lidhje me te drejtat e neperkombura kombetare te shqiptareve ne kete shtet.

Poashtu nga institucionet e larte permendura kerkojme qe urgjentisht ti apelon qeverise se FYROM-it, te ndal provokimet mbi mosdurimin e populates shqiptare ne vend dhe njekohesisht te inicoj dialog te ri shqiptaro-maqedonas me ndermjetesim te EU-se dhe SHBA-ve ku nje here e pergjithmone nepermjet keti dialogu raportet shqiptaro maqedonase do te permisohen ne suazat e nje shteti te ri demokratik mbi bazat e konceptit historik dhe federal.

Kerkojme nga partija ne pushtet BDI-ja si dhe nga partite tjera opozitare: PDSH, DR, BDK, PPD, BDSH dhe PDK qe nje here e pergjithmone te ndajne mendjet e tyre dhe ne vend qe te luajne rolin e bashkepuntorit te mire ne qeverite sllavo maqedonase ata te gjithe te bashkepunojne dhe ti dalin ne ndihme popullit te cilit edhe i takojne, gjegjesisht LDSH kosinderon se tash me ka ardhur koha qe shqiptaret sebashku te ecin drejt nje filozofije te re politike ku ne shprehje do te vjen vetem vullneti i kahmotshem politik i nergut shqipfoles ne trojet e veta etnike.

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *