Home / Lajme / Maqedoni / Letra e UÇK-së, reagimet

Letra e UÇK-së, reagimet

3 maj-
Për ministrin e jashtëm maqedonas Antonio Milloshoski, ekstremizmi nuk ka vend në Republikën e Maqedonisë dhe se Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që gjendja e sigurisë të jetë në nivel. Ndërkohë nga LSDM-ja opozitare dënojnë ashpër të gjitha aktivitetet lidhur me metodat radikale që çojnë drejt prishjes së rendit kushtetues.
“Mendoj se ekstremizmi s’ka vend.

Komunikata e një dite më parë me vulën e UÇK-së dhe e firmosur nga Arben Selimi, përmes ë cilës merret përgjegjësia për incidentin e 28 prillit në Studen, të Karadakut të Shkupit, komentohet në forma të ndryshme nga subjektet politike në vend.

Për ministrin e jashtëm maqedonas Antonio Milloshoski, ekstremizmi nuk ka vend në Republikën e Maqedonisë dhe se Ministria e Brendshme ka ndërmarrë të gjitha aktivitetet që gjendja e sigurisë të jetë në nivel. Ndërkohë nga LSDM-ja opozitare dënojnë ashpër të gjitha aktivitetet lidhur me metodat radikale që çojnë drejt prishjes së rendit kushtetues.
“Mendoj se ekstremizmi s’ka vend.

Institucionet funksionojnë. Vlerësoj se gjendja e sigurisë dhe reagimi i policisë maqedonase e vërtetojnë këtë, ndërkohë që për çdo koment tjetër, lë hapësirë që kjo të jetë nën kompetenca të ministrisë së brendshme”, deklaroi Antonio Milloshoski, ministër i jashtëm.

“Sasia e tillë e armatimit e gjetur para ca ditëve si dhe lëshimi i një komunikate të UÇK-së në opinion me të cilën merret përgjegjësia për armatimin, krijojnë dyshimin për aktivitete të llojit të tillë. I bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme që të sillet me seriozitet më të madh dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e domosdoshme për gjetjen në kohë dhe parandalimin e aktiviteteve të mëtejshme, dhe paraqitjet negative të këtij lloji. Kjo paraqet edhe një paralajmërim për gjithë faktorët politik, dhe para së gjithash për pushtetin, se çfarë vëmendje duhet t’u kushtojë marrëdhënieve ndëretnike në Maqedoni”, tha Emiljan Stankoviç, deputet i LSDM-së.

“Në njërën anë kemi komunikatë me numër rendor numër 1, ndërsa në anënë tjetër kemi reagim nga BDI, ku thuhet se komandant I vetëm I UCK-së është Ali Ahmeti. Situata është tejet e qartë, BDI po vampirizohet, në këtë mënyrë ajo do që të kërcënojë dhe frikësojë jo vetëm partnerin e vet të koalcionit por edhe tërë opinionin dhe mundohet që të ruajë karriken qeveritare me kështu lojra të rrezikshme”, ka bërë të ditur zyra për marrëdhënie me opinionin në PDSH

Edhe Demokracia e Re e Selmanit ndihet e shqetësuar nga zhvillimet e fundit, dhe fajëson partnerët e koalicionit qeveritar për gjendjen e tillë të krijuar në vendin tonë.

“Për këtë situatë të tillë duhet të japin llogari partnerët e koalicionit VMRO-DPMNE dhe BDI dhe gjithë përgjegjësinë e gjitha pasojave që do të vijnë në të ardhmen do ta mbajnë këto dy subjekte politike dhe ne distancohemi nga çdo veprim tjetër i cili sjell deri te një situatë që momentalisht është krijuar. Këto probleme janë shumë serioze dhe mund të jenë edhe më serioze nëse në vazhdimësi vazhdohet me këtë sjellje injorante ndaj popullatës shqiptare dhe besoni se situate është shumë serioze se sa e mendojmë ne”, theksoi Abedin Zymberi, deputet i DR-së.

Nga BDI-ja e Ahmetit nuk deshën të komentojnë Komunikatën në fjalë, por mbeten në reagimin e djeshëm përmes të cilës, iu bënë thirrje qytetarëve që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bien preh e provokimeve. Gjithashtu kjo parti, thekson se duke u bazuar në Marrëveshjen e arritur në Ohër, dhuna është e papranueshme për realizimin e qëllimeve politike.

Nuk ekziston shkak për shqetësim, meqë policia maqedonase disponon të gjitha informacionet e karakterit të sigurisë të cilat janë relevante për mbajtjen e stabilitetit në rajon. Këtë e ka deklaruar Ministrja e Brendshme, Gordana Jankullovska duke komentuar Komunikatën e lëshuar në adresat zyrtare elektronike të Tv Kohës, një ditë më parë nga UÇK-ja.
“Nuk ekziston shkak për shqetësim, forcat maqedonase të sigurisë, parasëgjithash policia, ka kontroll të plotë, disponon me të gjitha informacionet e karakterit të sigurisë të cilat janë relevante për stabilitetin në rajon. Në më shumë raste kemi theksuar se për ne nuk është e papritur që individë apo grupe të cilat kanë qëndrime ekstremiste të ndjehen të goditur nga puna e Ministrisë së Brendshme, posaçërisht në kontekst të aksionit të fundit gjatë të cilin u konfiskua një sasi e madhe e municionit”, deklaroi Gordana Jankulovska, ministre e Brendshme.

MPB-ja aksionin në Bllacë e vlerësoi si goditje mbi një grup ekstremistësh qëllimi i së cilëve nuk ka qenë vetëm Maqedonia por edhe i gjithë rajoni. Por edhe një dit pas publikimit të komunikatës, nëpërmjet së cilës UÇK u legjitimua dhe tha se qëndron pas arsenalit të armëve dhe që ka qenë pjesë e të shtënave me policinë, askush nga MPB-ja nuk tregoi interes që të hulumtojë e-mailin prej ku është nisur kjo komunikatë.

Ndërkohë, profesori universitar, Stevo Pendarovski thotë se MPB deri më tani është dashur të identifikoj adresën dhe vendin prej ku është nisur komunikata e UÇK-së dhe të vërtetohet nëse personi i cili ka firmosur komunikatën ekziston.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *