Home / Lajme / Maqedoni / Libertas:Vrasja e katër shqiptarëve, atentat i përgatitur nga shteti

Libertas:Vrasja e katër shqiptarëve, atentat i përgatitur nga shteti

14 maj-
Duke pritur sqarimin e plotë të rastit, u kuptua se kemi të bëjmë me eliminim klasik, një atentat i përgatitur nga shteti maqedonas ndaj kryetarit të Alternativës Kombëtare dhe ish anëtarit të UÇK Harun Aliut, ish komandatit të UÇK Shaban Zenuni dhe dy bashkëveprimtarëve të tyre të afërt, Xhafer Shalës dhe Qemal Fejzullahut”, theksoi kryetari i kësaj organizate, Valon Kurtishi.

OJQ-të shqiptare kanë reaguar ashpër ndaj akcionin të fundit policor në Radush të Shkupit, ku u ekzekutuan katër shqiptar.

Sh.m.a.i.k Illyricum Libertas, thotë se me dhimbje të thellë e mori lajmin e tmershëm për vrasjen e katër shqiptarëve në Radushë, afër kufirit me Republikën e Kosovës më 12 maj.

“Duke pritur sqarimin e plotë të rastit, u kuptua se kemi të bëjmë me eliminim klasik, një atentat i përgatitur nga shteti maqedonas ndaj kryetarit të Alternativës Kombëtare dhe ish anëtarit të UÇK Harun Aliut, ish komandatit të UÇK Shaban Zenuni dhe dy bashkëveprimtarëve të tyre të afërt, Xhafer Shalës dhe Qemal Fejzullahut”, theksoi kryetari i kësaj organizate, Valon Kurtishi.

Illyricum Libertas e dënon fuqishëm këtë akt terrorist, dhe njëkohësishtë kërkonë që në zbardhjen e plotë të këtij atentati të shëmtuar dhe barbar të kyçen ekspertë ndërkombëtarë të mjekësisë ligjore në mënyrë që të zbardhen plotësisht rrethanat e kësaj vrasjeje.

Kjo organizatë gjithashtu dënon aktin e shëmtuar të bastisjeve të djeshme në fshatin Novo Sellë të Tetovës, në të cilin policia maqedonase ka traumatizuar familje të shumta shqiptare dhe ka arrestuar qytetarë të pafajshëm.

“Rastet e këtilla që ndodhin në vazhdimësi, paraqesin provokime të pastra të kreut aktual maqedonas kundër gjithë shqiptarëve të këtij vendi si dhe e tensionojnë situatën e përgjithshme si në IRJM ashtu edhe në rajon.Shihet qartë se kjo është një fushatë për kriminalizimin e komunitetit shqiptar, si fajtor kujdestar për gjendjen si dhe për të tërhequr vëmendjen e opinionit ndërkombëtar nga kokëfortësia maqedonase në lidhje me kontestin absurd të emrit me Greqinë, i cili ka bllokuar integrimin euroatlantik të vendit. Apelojmë tek faktori politik shqiptar në qeveri që përfundimisht të mbajë qëndrim ndaj kësaj furtune terroriste antishqiptare që ka marë hov javëve të fundit kundër qytetarëve tanë.

I lusim shqiptarët e punësuar në MPB, që ose të ndërmarin hapa konkretë në drejtim të mbrojtjes së jetës, integritetit, dinjitetit dhe pasurisë së qytetarëve shqiptarë, ose nëse nuk mund ta bëjnë atë të heqin publikisht uniformat që janë të përlyera me gjakun e qytetarëve të pafajshëm shqiptarë.
Në fund, i bëjmë thirje popullatës shqiptare në vend që të ruajë gjakftohtësinë në momente të këtilla të dhunës shtetërore si dhe të forcojë rradhët për të qëndruar sa më unikë në këtë situatë të rëndë për gjithë ne.
”, theksoi Kurtishi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *