Home / Lajme / Maqedoni / Lobi shqiptar i shqetësuar për situatën në Maqedoni

Lobi shqiptar i shqetësuar për situatën në Maqedoni

15 maj
Ky komunitet thekson se me vemendje të posaçme është duke përcjellur këtë situatë dhe është në prag të vendosjes së kontakteve direkte me administratën amerikane lidhur me zhvillimet e fundit në këtë pjesë të Maqedonisë ku viktimat jo rastësisht janë përherë shqiptarë.

Kryesia e Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois, përmes një komunikatë për shtyp shprehet thellësisht e brengosur me situatën e rëndë dhe me tendenca të keqësimit të mëtejmë në Maqedoni, sidomos pas vrasjeve të dyshimta të katër personave të përkatësisë shqiptare.

Ky komunitet thekson se me vemendje të posaçme është duke përcjellur këtë situatë dhe është në prag të vendosjes së kontakteve direkte me administratën amerikane lidhur me zhvillimet e fundit në këtë pjesë të Maqedonisë ku viktimat jo rastësisht janë përherë shqiptarë.

“Në të njëjtën kohë nëpërmes të kësaj deklarate, njoftohen anëtarët e lobit shqiptar në Amerike që ti bashkohet këtij komuniteti për ndërmarrje të veprimeve të mëtejshme.Komuniteti Shqiptaro-Amerikan në shtetin e Illinois-it, me seli ne Cikago,gjatë konfliktit shqiptaro-sllavomaqedon të 2001 ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm diplomatik dhe financiar.Në këtë drejtim, ia bejme me dije qeverisë së Gruevskit, se ky komunitet do të aktivizoje mekanizmin e lobimit dhe do ta ndryshoje rrënjësisht sjelljen ndaj qeverise aktuale të Maqedonise dhe subjektit politik shqiptar në atë qeveri”, vlerëson Komunitetit Shqiptaro-Amerikan në Illinois. (

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *