Home / Sport / Lorik Cana, “Ambasador i shqiptarëve në botë”

Lorik Cana, “Ambasador i shqiptarëve në botë”

Mesfushori i Kombëtares kuqezi që luan me Sandërlendin është shpallur personaliteti shqiptar i vitit në Britaninë e Madhe nga gazeta e komunitetit, “The Albanian”.

27-vjeçarit iu dorëzua çmimi që gazeta e komunitetit shqiptar në Britani jep çdo vit, me motivacionin “Ambasador i shkëlqyer i shqiptarëve në botë”. Në ceremoninë e rastit, botuesi i “The Albanian”, Petrit Kucana, u shpreh: “Cana është krenaria e shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Ai po u tregon britanikëve vlerat e vërteta të shqiptarëve duke u kthyer në shembull referues të një shqiptari të suksesshëm dhe mbi të gjitha të një djali patriot i cili është krenaria e kombit tonë”.

Kurse vetë futbollisti, menjëherë pas marrjes së çmimit nga poetja Brixhilda Ndini, u shpreh i emocionuar: “Këtë çmim që më dha komuniteti shqiptar në Angli e vlerësoj shumë pasi jam rritur në diasporë kur lashë Kosovën që shtatë vjeç. Kur shkova në Zvicër, për nëntë vite isha një emigrant pa dokumente të rregullta qëndrimi. Por kjo më ka bërë të fortë, pasi të jetuarit në diasporë mes shqiptarëve më krijoi ngrohtësinë e duhur sikur të isha në Kosovë. Eshtë e rëndësishme për ne dhe fëmijët e lindur në mërgim mos të harrojmë gjuhën dhe traditat tona”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *