Home / Sport / Marseja, kampione e Francës pas 18 vitesh

Marseja, kampione e Francës pas 18 vitesh

Skuadra e Didier Deshampit ka siguruar matematikisht titullin kampion dy javë para përfundimit të kampionatit në Francë.

Marsejezët kishin plot 18 vite që e prisnin një titull të tillë dhe më në fund ia dolën, kur drejtimin e ekipit e mori një ish-futbollist, Didier Deshamp. Ish-ekipi i mesfushorit kuqezi, Lorik Cana, fitoi mbrëmë 3-1 ndaj rivalëve të Rene, falë golave të Hainzes, Niangut dhe Luço Gonzalezit, duke përfituar edhe nga hapi fals i Okserit, i cili u mund nga Lioni në transfertë.

Kur kanë mbetur edhe 180 minuta nga vërshëllima e fundit Olimpiku i Marsejës kryeson renditjen me një diferencë prej tetë pikësh nga ndjekësit. Ndonëse arritën të luftojnë edhe vitin e kaluar për trofenë më të rëndësishëm në Francë, Marseja nuk ia doli dot, duke e humbur garën ndaj Bordosë. Kështu, pas 18 vitesh mungese, trofeu i kampionit të Francës mbërrin në “Velodrom”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *