Home / Lajme / Rajon / Masakër në afërsi të Sarajevës, vriten tre, ndërsa lëndohen shtatë persona

Masakër në afërsi të Sarajevës, vriten tre, ndërsa lëndohen shtatë persona

15 maj-
Në mesin e të vrarëve ndodhen dy gra, të moshës 35 dhe 40, dhe një plak 70 vjeçar. Të lënduarit, të cilët janë fëmijë të moshës mes një dhe katër vjet, janë operuar në Qendrën klinike në Sarajevë.

Në fshatin Hlapçeviq, në afërsi të Sarajevës, mbrëmë një sulmues me thikë ka vrarë tre, ndërsa ka lënduar rëndë shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe katër fëmijë, publikuan sot mediat boshnjake.

Policia e BeH-së menjëherë pas ndjekjes e ka arrestuar vrasësin, ndërsa sipas televizionit këmbëtar bëhet fjalë për një burrë 40 vjeçar i cili ka qenë psiqikisht i sëmurë.

Në mesin e të vrarëve ndodhen dy gra, të moshës 35 dhe 40, dhe një plak 70 vjeçar. Të lënduarit, të cilët janë fëmijë të moshës mes një dhe katër vjet, janë operuar në Qendrën klinike në Sarajevë.

Vrasësi gjatë arrestimit ka dhënë rezistencë dhe gjithashtu ndodhet në spitalin e Sarajevës.

Motivi i masakrës ende nuk dihet, ndërsa një përfaqësues i Ministrisë së Punëve të Brendshme në kantonin Zenicë-Doboj deklaroi se hetimi është në vijim.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *