Home / Sport / Messi drejt shënuesit më të mirë, Barcelona afër titullit

Messi drejt shënuesit më të mirë, Barcelona afër titullit

Kampioni spanjoll në fuqi, Barcelonës të martën ka shënuar fitore bindëse ndaj Tenerifes me rezultat 4:1, ku edhe në këtë takim më i dalluari ishte Mesi, i cili tundi rrjetën kundërshtare dy herë.

Futbollistët e Barcelonë nuk kanë treguar fare respekt sidomos në pjesën e dytë kundër skuadrës së Tenerifes, në ndeshjen e javës së 36-të të Kampionatit të Spanjës në futboll. Barcelona shënoi fitore me rezultat të lartë 4:1 dhe kësisoj udhëheq tabelën me 93 pikë dhe ka katër pikë më shumë se Reali i dyti, por që ka një ndeshje me pak me skuadrën e Mallorcas, me të cilën luan të mërkurën mbrëma. Messi edhe njëherë dëshmoi se është futbollisti më i mirë dhe është shumë afër që të jetë shënuesi më i mirë në kampionatin spanjoll. Messi me dy golat që shënoi arriti në shifrën e 31 golave në kampionatin spanjoll.
Messi në minutën e 17-të shënoi gol për rezultatin 1:0 pas asistimit të Ibrahimoviqit, ndërsa mysafirët barazuan në minutën e 39-të nëpërmjet futbollistit Roman. Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 63-të Krkiq kaloi në epërsinë 2:1 Barcelonën dhe për ta dyfishuar 3:1 futbollisti Pedro në minutën e 77-të pas një asistimit te Messit. Lionel Messi shënoi edhe golin e dytë të tij në ndeshje dhe për rezultatin 4:1 pikërisht në minutën e 90-të. Barcelonën edhe dy javë e ndajnë nga titulli i ri sikurse edhe Messin nga epiteti i shënuesit më të mirë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *