Home / Sport / Messi: Kupa Botërore – imja

Messi: Kupa Botërore – imja

“Shpresoj se do të jetë Kupa Botërore e Argjentinës dhe ne do të dalim në fushë duke vrapuar dhe luajtur për të arritur pritet e njerëzve dhe të fitojmë Kupën Botërore”, tha Messi.

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, u bënë me dije të gjithëve se do të jetë shumë i fuqishëm edhe në Kampionatin Botëror në Afrikën e Jugut. Ai iu bënë të qartë të gjitha kombëtareve të tjera se Messi e Argjentina do të përqafojnë kupën e botës. Messi i ashtuquajturi jashtëtokësor ia ndien zemra se trofeu më i çmuar në botë do të shkojë në shtetin e Argjentinës. Messi si xhentëlmen thotë se favorit do të jetë Anglia, por ka favorizuar edhe Brazilin e Spanjën. Sulmuesi më i mirë në botë pa nënçmuar edhe rivalët e tjerë, mendon se Argjentina do të jetë kombëtarja më e mirë, pasi që sipas tij, janë më e kompletuar dhe më e fortë se të kombëtaret të tjera. Pak ditë kanë mbetur para nisjes së evenimentit më të madh botëror, ku ethet e futbollit i kanë kapur të gjitha adhuruesit në mbarë botën se kush do të triumfojë në Afrikën e Jugut. “Mendoj se për momentin, ekipet më të fuqishme në Kupën Botërore janë Spanja, Anglia dhe Brazili. Ata janë rivalë shumë të vështirë. Shpresoj se do të jetë Kupa Botërore imja, Kupa Botërore e Argjentinës dhe ne do të dalim në fushë duke vrapuar dhe luajtur për të arritur pritet e njerëzve dhe të fitojmë Kupën Botërore”, tha Messi. Lionel Messi që është mësuar me trofetë të shumtë në Barcelona, tashmë kërkon një gëzim të madh t’ia sjellë edhe shtetit të vet, Argjentinës. Messi i gatshëm për betejat e botërorit, paralajmëron të shënojë sa më shumë gola.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *