Home / Sport / Metalurgu mposht kampionët e rij, Renovën

Metalurgu mposht kampionët e rij, Renovën

Skuadra nga Autokomanda, Metalurgu fitoren e saj kundër Renovës e siguroi që në minutën e gjashtë të ndeshjes kur Kralevski arriti të shënojë golin e vetëm të kësaj përballje.

Skuadra e Renovës, e cila ka siguruar titullin e kampionit në këtë sezon dhe siguroi të drejtën për të luajtur në para kualifikime për Ligën e Kampionëve Evropian, në ndeshjen e javës së 30-të të LPFM-së, pësoi disfatë minimale nga Metalurgu. Skuadra nga Autokomanda fitoren e saj e siguroi që në minutën e gjashtë të ndeshjes kur Kralevski arriti të shënojë golin e vetëm të kësaj përballje. Thjeshtë skuadra e Renovës, kësaj radhe nuk ishte e interesuar për të rrezikuar portën e vendasve, ndërsa Metalurgu e vazhdoi serinë pozitive e cila thotë se në 12 ndeshje me radhë këta nuk kanë pësuar disfatë.
Fitoren më të lartë në javën e 30 të LPFM-së e shënuan futbollistët e Vardarit të cilët në Kumanovë me rezultatin 5:0 e mundën Milanon. Në këtë javë me efikasitetin e tij spikati futbollisti i Vardarit, Nuhiu i cili arriti të shënojë dy gola. Në Manastir përballja Pelisteri – Teteksi u mbyll pa gola, ndërsa me barazimin 1:1 u ndanë Sileksi dhe Horizont Turnova.
Renova me 56 pikë, të shtunën pret promovimin zyrtar në kampion të ri të Maqedonisë. Pas kësaj jave dallimi në pikë mes Rabotniçkit (47) dhe Metallurgut (46) tani është vetëm një pikë.
Pas tyre janë Pelisteri (36) dhe Sileksi (32). Në pjesën e dytë të renditjes janë Teteksi (29), Vardari (27) i cili pas fitores në Kumanovë, në pozitën e tetë e shtypi Horizont T (26). Skuadra e Milanos është e fundit dhe do të luaj në balotazh për të mbetur në elitën e futbollit vendor.

Rezultat e javës së 30-të
Metalurgu – Renova 1:0 (1:0)
Kralevski 6’
Milano – Vardari 0:5 (0:0)
Nuhiu 55’ dhe 79’, Pandovski 66’, Gjurçeviq 85’, Bllazhevski 90’
Sileksi – Horizont T 1:1
Temelkov 60’ – Stojanov 59’
Pelisteri – Teteksi 0:0

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *