Home / Sport / Milan-Juventus, pa nerv dhe me shumë lamtumira

Milan-Juventus, pa nerv dhe me shumë lamtumira

Si asnjëherë në dekadat e fundit, sfida e sotme midis Milanit dhe Juventusit nuk ka asnjë vlerë në renditjen respektive për ekipet respektive, por do të jetë e fundit për trajnerët dhe shumë lojtarë.

Kur u hodh shorti në gusht, shumëkush mendonte se ndoshta titulli do të vendosej nga kjo sfidë direkte e dy ekipeve më të mëdha italiane, por ngjarjet nuk rrodhën aspak ashtu: Milani “u kënaq” me vendin e tretë, kualifikim direkt në Champions, ndërsa Juve akoma më keq, nga pretendente për titull, jashtë Championsit dhe Ligës së Europës, në vendin e shtatë.

Lamtumirat

Gjithsesi, sonte dy trajnerët, Leonardo dhe Zakeroni do të jenë për herë të fundit në krye të stolave respektivë, pa ditur ende se ç’do të bëjnë në të ardhmen.

Juve: Në ekipin bardhezi revolucioni pritet të skarcojë mjaft lojtarë, qoftë për arsye moshe, ashtu edhe për shkak të modulit të lojës që do të zgjedhë trajneri i ri (Prandeli/Del Neri). Të sigurt për largimin duken Kanavaro, Trezege, Kamoranezi, Groso; me shumë gjasa largohen Bufon, Zebina, Felipe Melo, Sisoko, Diego dhe Amauri

Milani: Kryesisht për arsye të moshës ose të rendimentit skarso, nga ekipi kuqezi priten të largohen plot 9 lojtarë: Bekam, Dida, Mansini, Favali, Kaldaze, Onievu, Odo, Jankulovski, Adijah, Inzagi dhe një mes Borrielos dhe Huntelar për t’i bërë vend Dzekos.

Formacionet e mundshme për sot:

Milan (4-2-3-1): Dida, Zambrota, Tiago Silva, FAvali, Antonini; Pirlo, Ambrozini; Pato, Sedorf, Ronaldinjo; Borrielo.

Juve (4-3-1-2): Bufon; Kaseres, Kanavaro, Kielini, Salihamixhiç; Poulsen, Felipe Melo, Markizio; Diego; Del Piero, Jakuinta.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *