Home / Lajme / Maqedoni / Mlladenov: Mbështetja e Bullgarisë për eurointegrimet e Maqedonisë e pakushtëzuar

Mlladenov: Mbështetja e Bullgarisë për eurointegrimet e Maqedonisë e pakushtëzuar

6 maj-
Erdha në Shkup që të hap faqe të re në marrëdhëniet midis Bullgarisë dhe Maqedonisë, të cilat duhet të bazohen në bashkëpunimin, e jo në historinë dhe përvojat personale, deklaroi sot ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Nikollaj Mlladenov i cili ishte debatuesi kryesor në debatin “Perspektivat evropiane të Ballkanit Perëndimor”.

Politika e re e Bullgarisë, sipas Mlladenovit, domethënë të ndryshohet mirëkuptimi se nuk duhet një vend të humbas që tjetri të fitojë.

Ministri Punëve të Jashtme i Bullgarisë Nikollaj Mlladenov, të enjten ka qëndruar për vizitë në Tetovë, me ç`rast ka vizituar Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Para mbajtjes së ligjëratës kushtuar perspektivës evropiane, në hollin kryesor të Fakultetit të Administrimit të Biznesit, ministri Mlladenov, ka hapur ekspozitën artistike Traditat e religjioneve.

Ekspozita në fjalë paraqet një rast unik të koleksionit etnografik me foto të fotografit Aleksandar Mihaillov, që prezanton ritet e larmishme të kulturës bullgare. Fotografitë tregojnë momente nga ceremonitë e organizuara në malet përreth Detit të Zi, të ekzekutuara nga shtetas bullgar me origjinë të ndryshme, të krishterë, mysliman, turq dhe rom”, tha Ministri Mlladenov gjatë qëndrimit në UEJL.

Mlladenov tha se kisha rastin të shoh një universitet ku studentë të popujve të ndryshëm studiojnë në këtë universitet në Tetovë që është një formë ku shumë popuj mund të bashkëveprojnë njejtë si në Uniionin Evropian.” Jam i lumtur që jam në Tetovë, dhe kjo hera e parë që vizitoj këtë qytet.

Unë gjatë ligjëratës para studentëve të rrinj sjell porosinë e popullit Bullgar për orientimet ballkanike tha aiMinistri Bullgar paraprakisht ka realizuar edhe një takim me rektorin e UEJL-së akademik Alajdin Abazi.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *