Home / Sport / Mourinho: Dua tre ose katër mbrojtës

Mourinho: Dua tre ose katër mbrojtës

“Dua tre ose katër mbrojtës, sepse kështu do të bëhemi më të mirë në sulm. Natyrisht, ekipet që drejtoj unë luajnë me katër mbrojtës, por me mbrojtës si Ashley Cole dhe Maicon…do të ishim tejet të përgatitur”, tha Mourinho.

Jose Mourinho ka nisur planet si të përforcoi Realin për kampionatin e ri. Ai thotë se do të bëjë një Real stabil dhe ka nisur gjuetinë që të sjellë përforcime në mbrojtje. Mourinho në shënjestër ka disa mbrojtës, për të cilët mendon se do të jenë shtyllë e Realit. “Dua tre ose katër mbrojtës, sepse kështu do të bëhemi më të mirë në sulm. Natyrisht, ekipet që drejtoj unë luajnë me katër mbrojtës, por me mbrojtës si Ashley Cole dhe Maicon…do të ishim tejet të përgatitur. Maicon është i pathyeshëm, një çudi fizike, ai ka cilësi fantastike dhe është mbrojtës që shënon shumë gola gjatë sezonit, jo nga ndërprerjet. Nuk dua të them që nuk e dëshiroj te Real Madridi”’, tha Mourinho.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *