Home / Sport / Mourinjo-Real, o sot o kurrë!

Mourinjo-Real, o sot o kurrë!

Zërat që e shohin trajnerin portugez në krye të stolit të Realit në sezonin tjetër, sa vijnë e shtohen. Mediat madrilene këmbëngulin.

Sipas të përditshmes sportive spanjolle “As”, shumë pranë klubit “galaktik”, drejtuesit e Realit kanë kontaktuar me agjentin e Mourinjos dhe dëshira e vetë portugezit është të arrijnë një marrëveshje sa më parë që të jetë e mundur. Madje para finales së Ligës së Kampionëve.

Edhe pse lajmi nuk është plotësisht i vërtetuar, nxitimi i Mourinjos është i kuptueshëm. Për pasardhësin e Manuel Pelegrinit (largimi i të cilit duket i sigurt) janë përmendur disa emra. Rafa Benitez, për shembull, që pasi ndërpreu kontaktet me Juventusin, duket se i ka vënë syrin Madridit. Edhe pse më e zbehtë, kandidatura e Fabio Kapelos është një tjetër “kërcënim”. Prandaj, Mourinjo kërkon të shmangë konkurrencën.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *