Home / Sport / Murinjo prezantohet zyrtarisht tek Reali i Madridit

Murinjo prezantohet zyrtarisht tek Reali i Madridit

Zhoze Murinjo zyrtarisht është prezantuar te mbretërit, Real Madridi. Mourinho ka nënshkruar kontratën katërvjeçare me Realin, por pa ndonjë klauzolë mes të dyja palëve, e cila do të parashihte prishjen e kontratës në mënyrë të njëanshme.

Zhoze Murinjo është zyrtarizuar si trajneri i Realit të Madridit, duke firmosur bashkë me presidentin Florentino Perez kontratën që do ta lidhë me këtë klub për 4 vitet e ardhshme. Portugezi është pritur me një interesim të jashtëzakonshëm në Madrid, ku shkon si fitues i tre trofeve me Interin. Pas nënshkrimit të kontratës me Perez, Murinjo doli në konferencën për shtyp bashkë me drejtorin sportiv Horge Valdano.

“Nuk e di nëse kam lindur për të qenë trajner i Realit të Madridit, por jam i sigurt se kam lindur për të qenë trajner futbolli, – u shpreh portugezi në fjalët e para. – Jam trajner dhe më pëlqejnë sfidat e rëndësishme. Tërheqja ime ndaj Realit të Madridit lidhet me historinë e këtij klubi dhe me faktin se këtu të gjith presin të fitojnë”, shtoi ai. Murinjo deklaroi gjithashtu se nuk do të bëjë ndryshime radikale, ndërsa u shpreh se skuadra ka nevojë vetëm për 3-4 përforcime. Por, portugezi nuk mungoi as këtë herë me deklaratat provokative, duke thënë se nuk do të përpiqet ta bëjë Realin skuadrën anti-Barcelonë, por do t’i bëjë që të tjerët të kenë frikë kur të shohin përballë lojtarët e kësaj skuadre. “Unë nuk e ndryshoj nivelin tim të motivimit apo të punës. E kam përgatitur veten me këtë lloj mentaliteti dhe do të jap gjithçka për Realin e Madridit. Dhe nuk kam asnjë lloj presioni. Mendoj se kam bërë mjaftueshëm për të qenë këtu”, deklaroi Murinjo.

I pyetur për Kristiano Ronaldon, ai e quajti atë një futbollist shumë të rëndësishëm për Realin dhe gjithë futbollin, por sipas tij, skuadra e re nuk do të bazohet tek individët, por tek kolektivi. Në fund, nuk kanë munguar as falënderimet për Italinë dhe Interin, duke i quajtur futbollistët e Serisë A shumë të fortë, ndërsa trajnerët italianë nga më të mirët në botë. “Duke luajtur në një kampionat të vështirë si ai italian mendoj se kam mësuar shumë gjëra dhe jam bërë më i mirë”, deklaroi Zhoze Murinjo.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *