Home / Sport / Murinjo shokon futbollin italian

Murinjo shokon futbollin italian

Trajneri i Interit, Hoze Murinjo, ka deklaruar se Roma mund të paguajë skuadrën e Sienës që t’ua marrë pikë “kaltër-zinjve” në ndeshjen e fundit të kampionatit.

“Kush e di, Roma mund të ketë kursyer preminë e Kupës së Italisë për t’i dhënë disa para Sienas që të na mundë në ndeshjen e fundit të kampionatit”, ka thënë eksperti portugez.

Ai ka shtuar se nuk dëshiron të dëgjojë për tripletë, sepse Interi ka edhe dy ndeshje të rëndësishme përballë Kievos dhe Sienës.

“Nëse është e vërtetë që presidenti i Siena ka premtuar premi për të na mundur, Roma mund të ketë paguar me shpërblimin e premtuar për Kupën e Italisë”, ka thënë Murinjo, skuadra e të cilit më 22 maj do të luajë në finale të Ligës së Kampionëve kundër Bajernit të Munihut në Madrid.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *