Home / Lajme / Maqedoni / Ndrroi jetë pishtari i arsimit Baki Demiri

Ndrroi jetë pishtari i arsimit Baki Demiri

2 maj-
Njeriu vdes, por veprat nuk vdesin. Ato mbeten dëshmitë më të mira të jetës në kohë e hapësirë, me të cilat gjithmonë do të rikthejmë kujtesën tonë ndaj emrave që lanë gjurmë dhe që i kontribuan arsimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. E këtillë do të mbetet vepra e mësuesit Baki Demiri, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Ai u largua në një kohë kur kishte ende shumë për t`i dhënë kombit dhe arsimit shqip.

Ndahet nga jeta profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe Baki Demiri nga fshati Sllatinë pas një sëmundje të rëndë. Vdekja atë e gjeti në bankat e shkollës aty edhe ku gjatë gjithë jetës kontribuoi për edukimin e brezave dhe gjenerateve të reja.

Njeriu vdes, por veprat nuk vdesin. Ato mbeten dëshmitë më të mira të jetës në kohë e hapësirë, me të cilat gjithmonë do të rikthejmë kujtesën tonë ndaj emrave që lanë gjurmë dhe që i kontribuan arsimit dhe ngritjes së vetëdijes kombëtare. E këtillë do të mbetet vepra e mësuesit Baki Demiri, profesor i gjuhës dhe i letërsisë shqipe. Ai u largua në një kohë kur kishte ende shumë për t`i dhënë kombit dhe arsimit shqip.

Mësuesi Baki Demiri u lind në vitin 1946 në fshatin Sllatinë të Tetovës ku edhe e kreu shkollën fillore ndërsa të mesmen Tetovë, kurse studimet e larta në Shkup në Fakultetin Filoologjik –dega gjuhë dhe letërsi shqipe. Pas mbarimit të studimeve punoi si arsimtar në Tearcë ndërsa pas hapjes së shkollës në Sllatinë në vitin 1974 ku ai do të punojë në këtë shkollë deri në ditët e fundit të jetës së tij.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Një koment.

  1. I dashur Gjysh , Tash jemi në vitin 2017 ,plot 5 vite pa ju Gjysh 🙁 . Vitet ecin ngadal , shum ngadal . Kemi shum mall për ju .Por nuk jemi të vetmit që na mungoni , janë edhe nxënësit të cilët i ke edukuar në mënyr Njerzore .
    Shpresoj të takohemi në botën tjeter ….. Me Shum Mall nga Mbesa Juaj .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *